Kongresi Rinor Kombëtar - Arritjet, Përcaktimi i Axhendës së të Ardhmes

Mes të rinjsh e organizatash rinore, Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim të ngushtë me Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana (FES), organizoi Asamblenë e dhjetë të Përgjithshme të KRK-së, ku 140 subjekte rinore u bashkuan për të mësuar mbi projektet e realizuara gjatë vitit të fundit dhe për të vendosur objektivat e veprimtarisë së KRK për muajt dhe vitet e ardhshme.

Asambleja konsistoi në panele të ndryshme, punë në grup dhe votimet për bordin drejtues nga Asambleja e përgjithshme.  

Në panelin e parë me temë “Viti Evropian i Rinisë dhe Tirana Kryeqyteti Evropian i të Rinjve. Cila është përgjigja e nevojave dhe kërkesave të të rinjve në kohë krizash” morën pjesë Ambasadori i Austrisë në Shqipëri, përfaqësues të Delegacionit të BE-së, UNICEF, CDI dhe RYCO.  

Puna në grupe me delegatët e Asamblesë së Përgjithshme dhe ekspertët e fushës u nda në temat: 

  • Ekonomia Krijuese dhe Inovacioni 
  • Eko - Shëndeti dhe Agjenda e Gjelbër 
  • Politikat Rinore në nivel Evropian dhe Integrimi 
  • Pjesëmarrja rinore, advokimi dhe lobimi 
  • Kultura dhe hapësirat rinore 
  • Diversiteti dhe të drejtat e njeriut  

Ndërkohë në një panel të veçantë u fol mbi reflektimin dhe planin pasues të Tirana Kryeqyteti Europian i Rinisë 2022 me pjesëmarrjen në panel të nivelit menaxherial të strukturës së programit TEYC. 

Dita përfundoi me diskutimin dhe elaborimin e tre fushave prioritare të punës së KRK-së përtej 2022: 

  • Anëtarësimi i Kongresi Rinor Kombëtar në Forumin Rinor Evropian.
  • Agjenda për Rininë̈, Paqen dhe Sigurinë̈, ku u prezantua puna e bërë sëbashku me UNAA në Shqipëri dhe përpara kamerave u firmos deklarata e përkushtimit mes KRK-së dhe KOMS për zbatim të agjendës në nivel rajonal. 
  • Lancimi i nismës së Punës Rinore mes Kongresit Rinor Kombëtar dhe organizatës “Përtej Barrierave”.

Si në çdo mbledhje të Asamblesë së Përgjithshme të Kongresit Rinor Kombëtar dhe këtë vit u votua për anëtarët e rinj të Bordit Drejtues.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de