Bashkëpunimi rajonal dhe integrimi europian

Që nga 2014 Shqipëria është një shtet kandidat zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Përgjigja pozitive ndaj kandidaturës së Shqipërisë për anëtarësimin në BE e ka çuar vendin në një fazë përgatitore për negociatat që kërkojnë mbështetje të mëtejshme për proçesin e integrimit evropian. Ekziston nevoja për të thelluar njohuritë e popullatës shqiptare rreth procesit të integrimit dhe ndikimit të lidhur me anëtarësimin në BE. Me publikime përkatëse dhe diskutime të hapura FES Tirana informon publikun për përparimin në procesin e pranimit.

Kur bëhet fjalë për politikat e sigurimit dhe të mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së, një angazhim i ripërtërirë mund të vërehet brenda Bashkimit Evropian. Tani është një nga prioritetet kryesore të BE-së për të forcuar aftësitë evropiane të sigurisë dhe të mbrojtjes - duke marrë parasysh jo vetëm kornizën e politikave por edhe bazat përkatëse. Në Shqipëri, shohim rëndësinë për të nxitur diskutimet rreth çështjeve të sigurisë përmes një dialogu publik ku përfshihen aktorët përkatës kombëtarë dhe ndërkombëtarë në këtë fushë.

Së fundmi Shqipëria mund të jetë një lider në rajon kur është fjala për sigurimin e kontributeve konkrete për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Bashkarisht Planifikojmë dhe zbatojmë:

  • Seminare dhe Workshop-e kombëtare dhe rajonale
  • Forume dialogu publik
  • Konferenca ndërkombëtare

Publikime

Buxhetimi i përgjegjshvm gjinor

Buxhetimi i përgjegjshvm gjinor

Drejt një dimensioni më të ndjeshëm ndaj gjinisë në procesin e buxhetimit vendor
Tirana, 2024

Shkarko publikimin (13 MB, PDF-File)


Manual "Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e integrimit Evropian"

Teliti, Ersida

Manual "Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e integrimit Evropian"

Tirana, 2023

Shkarko publikimin (2 MB, PDF-File)


Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de