Thursday, 27.02.2020 - Rogner Hotel Tirana

Barometrin Shqiptar të Sigurisë

CSDG - Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes me mbështetjen e Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana, ka iniciuar Barometrin Shqiptar të Sigurisë (BSHS).

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

BSHS është një projekt i ri inovativ që sjell në debatin publik qëndrimet dhe perceptimet e qytetarëve shqiptarë për aspekte të ndryshme të sigurisë përmes një ankete kombëtare. Disa nga çështjet kryesore të politikave prej të cilave është udhëhequr ky edicion i parë i BSHS janë:

  • përcaktimi i kërcënimeve kryesore të sigurisë në nivele të ndryshme,
  • ndikimi në sigurinë e Shqipërisë nga aktorë të ndryshëm,
  • kënaqësia me punën e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë në adresimin e kërcënimeve dhe rreziqeve të identifikuara të sigurisë,
  • qasjet e politikave për përmirësimin e ofrimit të sigurisë,
  • perceptimet mbi nivelin e korrupsionit dhe besimi në institucionet e sigurisë dhe drejtësisë,
  • qëndrimet ndaj NATO-s dhe BE-së në lidhje me sigurinë e Shqipërisë,
  • perceptimet për performancën e Shqipërisë në përmbushjen e standardeve të BE-së, veçanërisht në lidhje me ndërtimin e një administrate publike profesionale dhe të pavarur, dhe luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Barometrin Shqiptar të Sigurisë (2019) në gjuhën Shqipe, mund ta shkarkoni link-un këtu:

CSDG se bashku me FES organizuan në datën 27 shkurt 2020 Tryezën e Rrumbullakët “Ndërlidhja e Politikëbërjes dhe Ofrimit të Sigurisë me Qëndrimet dhe Preokupimet e Qytetarëve: Prezantimi i Edicionit të Parë të Barometrit Shqiptar të Sigurisë”.

Qëllimi i kësaj tryeze të rrumbullakët ishte prezantimi i edicionit të parë të Barometrit Shqiptar të Sigurisë (BSHS), i realizuar me mbështetjen e Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana, i cili synon të sjellë në debatin publik qëndrimet dhe perceptimet e qytetarëve shqiptarë për aspekte të ndryshme të sigurisë përmes një ankete kombëtare.

Gjatë eventit u diksutua mbi gjetjet kryesore, por edhe mbi temën gjithëpërfshirëse të nevojës për të sjellë një diskurs të informuar të sigurisë në domenin publik.

Përveç pjesëmarrëve të ftuar, folës kryesorë në dy panelet e aktivitetit ishin edhe përfaqësues të institucioneve kryesore shtetërore: Znj. Ermonela Felaj - Kryetare e Komisionit për Sigurinë Kombëtare, Z. Etjen Xhafaj - Zëvendës Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Petro Koçi - Zëvendës Ministër i Mbrojtjes, Znj. Elona Gjebrea - Deputete dhe anëtare e Komisionit për Sigurinë Kombëtare në Kuvendin e Shqipërisë si dhe Z. Ralf Gjoni - Deputet dhe Zëvendëskryetar i Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë. 

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tirana

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de