“Loja simuluese mbi Politikën vendore: Pa rini nuk ka shtet”

Që prej vitit 2010 Fondacioni Friedrich Ebert (FES) zbaton në Shqipëri projektin “Loja simuluese mbi Politikën vendore: Pa rini nuk ka shtet” me qëllim zgjimin e interesit të rinisë për politikën vendore, nxitjen e angazhimit rinor dhe krijimin e mekanizmave të dialogut midis aktorëve lokalë.

Foto: FES TIrana

Foto: FES TIrana

Foto: FES TIrana

Foto: FES TIrana

Foto: FES TIrana

Foto: FES TIrana

Foto: FES TIrana

Foto: FES TIrana

Përgjatë vitit 2019 ky projekt u zbatua në bashkitë Berat, Belsh, Përmet, Elbasan, Patos, Durrës, Pukë, Fier, Kukës, Divjakë, Kolonjë, ku 387 të rinj, nxënës të shkollave të mesme u bënë pjesë e këtij projekti dhe morën njohuri bazë mbi sistemin politik në Shqipëri, mbi politikën vendore, aktorët vendimmarrës, çeshtjet kyçe dhe përzgjedhjes së tyre në bazë të të argumentuarit dhe dialogut demokratik dhe transparent.

Mbledhjet e simuluara të këshillave përbënë edhe këtë vit pikën kulminante të lojës simuluese. Të rinjtë, në rolin e anëtarëve të këshillit bashkiak dhe politikanët vendorë u gjenden pranë njeri-tjetrit, morrën seriozisht rolin e tyre, diskutuan, argumentuan, shkëmbyen ide dhe mendime, morrën përgjegjësinë e duhur për argumentat e dhënë dhe vendimet e marra.

Loja simuluese u drejtohet kryesisht të rinjve, ndërkohë që në rastin e Shqipërisë mund të thuhet se përfitues të saj  janë të gjithë aktorët lokalë në mënyrë direkte apo indirekte. Përfitues direkt janë të rinjtë, kryesisht të shkollave të mesme si edhe në një nivel të caktuar bashkitë, këshillat bashkiakë, drejtoritë arsimore, shkollat, etj.

Ky projekt shërbeu si një stimul bashkëpunimi dhe marrëdhënie besimi, mirëkuptimi dhe të qëndrueshme mes pushtetit vendor dhe rinisë, duke sjellë në vëmendjen e vendimmarrësve potencialin rinor dhe çështjet rinore.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tirana

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de