- Web-Seminar

"Politikat rinore në nivel lokal – Masterplanet e Punësimit”

Friedrich-Ebert-Stiftung Zyra e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Kongresin Rinor Kombëtar po zbatojnë këtë vit projektin "Politikat rinore në nivel lokal – Masterplanet e Punësimit”.

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Ky projekt vjen si vazhdë e bashkëpunimit tonë afatgjatë për finalizimin  vitin e shkuar të planeve lokale të veprimit për rininë në 12 qarqe të vendit si edhe si nevojë për të adresuar dhe trajtuar në mënyrë të dedikuar dhe intensive çështje të veçanta të planeve të veprimit, me rëndësi  thelbësore për rininë në nivel lokal.  Nxitja e punësimit rinor është çështja qe kemi në fokus të bashkëpunimit tonë këtë vit dhe po trajtojmë, duke ndërmarrë iniciativa dhe realizuar aktivitete në funksion të tij.  

Ky projekt konsiston në bashkëpunimin e ndërsjelltë me këshillat bashkiakë, administratat e bashkive, aktorëve lokalë të përfshirë në temën e punësimit, ekspertëve te fushës, si edhe organizatave rinore lokale dhe aktivistëve të rinj. Përkthimi i rezultateve të planeve të veprimit për rininë në hapa konkretë veprimi është qëlimi i punës tonë këtë vit dhe në vazhdim, me emërues të përbashkët fuqizimin e rinisë dhe përmirësimin e perspektives rinore.

Në këtë kuadër zhvilluam në periudhën maj – korrik 2020 seminare online në platformën Zoom, në 12 qarqe të Shqipërisë duke sjellë bashkë në dialog të rinj të interesuar dhe përfaqësues të organizatave dhe institucione lokale.

12 koordinatorët lokalë, përkatësisht të bashkive Dibër, Elbasan, Kamëz, Korçë, Kukës, Lezhë, Përmet, Roskovec, Shkodër, Tiranë, Vlorë, Urë Vajgurore prezantuan konceptet e Masterplaneve për Punësimin Rinor. Prezantimi i koncepteve dhe diskutimi mbi to dhe sfidat e mundësite e punësimit lokal u pasuan nga prezantimi i IDEA Challenge mbi sipërmarrjen rinore, mundësitë e karrierës dhe mundësitë për zhvillim që ajo ofron. Puna e përbashkët për realizimin e produktit final të Masterplaneve do të pasurohet në vazhdim me iniciativa të reja me fokus punësimin, të planifikuara për muajt në vazhdim.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tirana

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de