"Transformimi Social Ekologjik " - Planet Lokale të Veprimit për Rininë mbi Qytete të Drejta, Politika dhe Punësim të Gjelbër

U zhvillua në datat 9-10 Prill 2021 workshop-i me temë "Transformimi Social-Ekologjik" në kuadër të projektit "Planet Lokale të Veprimit për Rininë mbi Qytete të Drejta, Politika dhe Punësim të Gjelbër".Kjo iniciativë afatgjatë e Kongresi Rinor Kombëtar dhe Friedrich-Ebert-Stiftung Tirana do të kontribuojë në fuqizimin e të rinjve dhe përmirësimin e politikave rinore në nivel lokal.

▪️ Ky workshop u drejtua nga Prof. Dr. Manfred Miosga, profesor për zhvillimin urban dhe rajonal në universitetin e Bayreuth, Gjermani. Ai foli për ndryshimet klimatike në nivel global, rolin që pushteti vendor ka në transformimin ekologjik të një vendi, transformimin energjitik, transformimin e mobilitetit, tranformimin e ngrohjes dhe politikat e qëndrueshme të banimit, tranformimin industrial dhe tranformimin agrar, etj. 

▪️ Moduli i trajnimit u bazua në “Manualin e Klimës për Bashkitë”, publikim i BayernForum të Fondacionit Friedrich Ebert për t’i ardhur në ndihmë pjesëmarrësve në konceptualizimin e transformimit socio-ekologjik, zgjerimin e njohurive mbi fushat që prek ky transformim dhe ndarjen e praktikave të mira midis Gjermanisë dhe Shqipërisë. Pjesë e këtij aktiviteti ishin 12 koordinatorët lokalë dhe 12 përfaqësuesit e Bashkive Tiranë, Vlorë, Elbasan, Shkodër, Kukës, Dibër, Përmet, Lezhë, Roskovec, Dimal, Kamëz dhe Korçë. 

Gjatë punës në grupe, pjesëmarrësit bënë një analizë të detajuar të situatës në secilën bashki si edhe evidentuan aksionet e mundshme që mund të ndërmerren për përmirësimin e situatës në vazhdim. Ndonëse në Shqipëri ende nuk ka filluar të flitet masivisht mbi temën e transformimin social-ekologjik, pjesëmarrësit theksuan faktin se është e domosdoshme që të nisim të diskutojmë mbi këtë çështje dhe të sensibilizojmë institucionet dhe opinionin publik mbi çështje që lidhen me qytete te drejta e të gjelbërta dhe kanë ndikim në zhvillimin e qëndrueshëm. Të ndarë në 4 grupe, pjesëmarrësit hartuan 4 miniprojekte që do të jënë pjesë e kësaj iniciative në të ardhmen. 

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tirana

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de