Transformimi socio-ekologjik si parakusht për zhvillimin e qëndrueshëm dhe axhendën e gjelbër.

Përgjatë vitit 2022 Fondacioni Friedrich Ebert u angazhua në identifikimin kombëtar të iniciativave të suksesshme që promovojnë qasjen e zhvillimit të qëndrueshëm.

Kjo iniciativë erdhi në vazhdimësi të punës së bërë në bashkëpunim me Kongresin Rinor Kombëtar në 12 qarqet e Shqipërisë me përfshirjen e aktorëve kryesorë, si: komuniteti i biznesit, institucionet vendore, organizatat joqeveritare dhe individët e investuar në këtë fushë.

Përzgjedhja, dialogu dhe promovimi i disa prej iniciativave të gjelbërta sjell në vëmendjen publike temat si transformimi energjetik, transformimi i mobilitetit, transformim i të ushqyerit dhe transformimi në tërësi i stilit të jetesës. 

Shumë informacion dhe rrëfime autentike mbi motivimin, modelet, kostot dhe përfitimet, vështirësitë por edhe mbështetjen do mund t’i merrni nëpërmjet dokumentarit të shkurtër të realizuar këtë vit.

Për më shumë kliko linkun: 

https://www.youtube.com/watch?v=0irCoC0wOuE

Me përfshirjen aktive të institucioneve vendore në 12 qarqet e Shqipërisë dhe gjithë aktorëve të tjerë tashmë pjesë e rrugëtimit tonë, viti që vjen do sjellë një dialog të strukturuar në nivel lokal dhe kombëtar si dhe alternativa të përbashkëta zhvillimore.

Stay tuned!

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tirana

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de