Akademia e Aktivizmit III - Frymëzimi i të rinjve për t'u bërë avokatë të ndryshimit

Fondacioni Friedrich Ebert organizoi për të tretin vit radhazi Akademinë e Aktivizmit. Një aktivitet ky, i cili ka si qëllim të promovojë dhe ndërtojë kulturën e aktivizmit rinor si dhe të ngrejë strategji të caktuara me qëllim që të kenë impakt për kauzat e përgjedhura.

Akademia e Aktivizmit III u zhvillua në Durrës duke respektuar masat e marra për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Nga 10 deri në 15 shtator 2021, 18 të rinj dhe të reja nga mosha 19-30 vjeç u përfshinë në një cikël trajnimesh, diskutimesh dhe punësh në grup.

Temat kryesore të cilat u trajtuan përgjatë këtij edicioni të Akademisë përfshinin të drejtat e njeriut, arsimin, transparencën dhe llogaridhënien, median, mjedisin, të rinjë si agjentë ndryshimi si dhe çështje të konsumatorit.

Duke qenë se jemi ende në një fazë pandemie diskutimet dhe rastet e sjella ishin të harmonizuara edhe me situatën në të cilën ndodhemi.

Dita e parë e Akademisë nisi në 10 shtator. Me qëllimin për të qenë sa më praktike dhe për ti futur të rinjtë në një atmosferë akademie dhe mirëfilltazi aktivizmi, Marinel Miti, ekspert për aftësitë e lidershipit i orientoi pjesëmarrësit përmes lojërave dhe shembujve konkretë se si të kalojnë nga zona e konfortit drejt aktivizmit.

Dita e dytë e Akademisë së Aktivizmit nisi me prezencën e tre të rinjve të cilët ishin pjesëmarrës të Akademisë së zhvilluar një vit më herët. Përmes një paneli të moderuar nga ekspertja për qeverinë vendore të rinjtë Anisa Isufi, Aurel Plaku dhe Xhesian Balili ndanë impaktin që pati Akademia për ta. Përmes kauzave që kishin ndërmarrë si rezultat i pjesëmarrjes në Akademinë e Aktivizmit të rinjtë shpjeguan temat që kishin përzgjedhur dhe jehonën e këtyre kauzave në hapësirën publike dhe mediatike.

Diskutimi vijoi më tej me një tjetër të ftuar. Hulumtuesja Edlira Gjoni nxiti të rinjtë të kuptonin dhe diskutonin më shtruar për mënyrën se si funksionon qeverisja e vendit. Duke ndarë kështu informacione për llojet e pushteteve, problemin e reagimit qytetar, grupet e interesit dhe se si ne mund të ndikojmë në politikat publike. Të rinjtë pjesëmarrës ndanë në këtë sesion shembuj konkretë dhe raste të tyre në përpjekjet e përditshme që ata kishin pasur për të ndikuar në politikat publike përmes kauzave të ndryshme.

Dita e dytë, u mbyll me dy leksione të rëndësishme sikurse: kriza e demokracisë lokale si krizë e reagimit qytetar dhe roli i qytetarit mes vendimeve të aktorëve ndërkombëtare dhe atyre lokalë. Të dyja këto tematika u trajtuan nga pedagogu Roland Lami.

Dita e tretë, 12 shtator 2021 nisi herët me aktivisitn e cështjeve komunitare, Valdon Bytycin. Ai solli eksperiencën e aktivistëve në Kosovë te të rinjtë e Akademisë, parë kjo nën tematikën e përfshirjes në qeverisjen vendore përmes vullnetarizmit në komunitet.

Mandej, trajnimi i përqëndrua në përdorimn e rrjeteve sociale me qëllim që ti shërbejnë aktivizmit rinor.

Erjona Rusi, gazetare pranë Top Channel solli mënyrat më të mira se si mund ta bëjmë aktivizmin tërheqës për median tradicionale. Në morinë e shumë shembujve të saj personalë për shkak edhe të punës së përditshme që kryen, të rinjtë pjesëmarrës u njohën me rastet kur kauzat ia kishin arritur të ishin në vëmendje të mediave gjeneralise tradicionale.

Dita e tretë u mbyll me një panel gazetarësh dhe drejtuesish të mediave jo tradicionale, sikurse Lorin Kadiu nga Qendra Mediatike Citizens Channel, Alice Taylor, gazetare prane Exit.al dhe njëkohësisht ideuese dhe menaxhuese e hapësires online “Balkanista” si dhe Roden Hoxha nga Qendra Shqiptare për Gazetari Cilësore.

Tre të ftuarit shpjeguan llojet e tjera të medias përpos atyre tradicionale. Si funksionon gazetaria e angazhuar si dhe ku mabron e ku nis aktivizmi në meida të tilla? Të rinjtë pjesëmarrës u njohën kështu me kanale të reja në të cilat mund të ndanin kauzat e tyre në të ardhmen.

Konsumatori ishte kryeqendër e diskutimeve dhe të rejave në paraditen e ditës së katërt të Akademisë. Ersida Teliti, drejtuese e Qendrës së konsumatorit Shqiptar solli pranë të rinjve domosdosshmërinë për të folur për të drejtat e konsumatorit dhe se si mund të mbrohet ai duke pasur parasysh këndvështrimin e aktivizmit rinor.

Shembujt e të rinjve mbi rastet kur ishin të pambrojtur si konsumatorë vijuan edhe në pjesën tjetër të trajnimit teksa eksperti Granit Sokolaj, drejtues i Qendrës Alert foli për sigurinë ushqimore dhe se si mund të nxisim përmes aktivizmit raste në këtë fushë.

Pjesa tjetër e ditës së katërt iu dedikua mjedisit. Gazetari Artan Rama ndau eksperiencën e tij në betejën e përditshme të raportimit për mjedisin. Duke ftuar kësisoj të rinjtë të shtrinin aktivizmin e tyre edhe më shumë në mjedis, si një nevojë e menjëhershme për situatën në të cilën ndodhemi tanimë.

Trajnimi u mbyll me raste konkrete të aktivizmit mjedisor të sjella përmes syrit dhe veprimtarisë së Olsi Nika, drejtues i Eco Albania. Lumi Vjosë dhe ndërkombëtarizimi i kësaj çështjeje ishte një nga tematikat kryesore, për tu mbyllur më pas me hapat konkretë që mund të marin të rinjtë për të ndikuar në politikat e ndërmarra për mjedisin.

ditën e pestë, ngritja e një fushate komunikimi për një kauzë të caktuar aktivizmi ishte kryefjala e leksionin të zhvilluar nga eksperti i komunikimit dhe kryeredaktori i Exit.al Neritan Sejamini. Përmes praktikave dhe formave konkrete, të rinjtë mësuan se si të sjellin kauzat e tyre në vëmendjen e opinionit publik dhe politikbërësve.

Ndërsa pedagogu dhe ekonomisti Pano Soko shpjegoi dhe konkretizoi përmes ushtrimeve praktike konceptin e nivelit të minimumit jetik si mbijetesë në një standard jetese të arsyeshme.

Dita e gjashtë ishte një përmbledhje e të gjitha njohurive të përftuara përgjatë ditëve të Akademisë, të gjitha këto të konkretizuara në propozime të kauzave me të cilat do të angazhohen të rinjtë pjesëmarrës.

U krijuan katër grupe të cilat çuan para katër kauza të përqëndruara në tematika si: apatia rinore, shëndeti mendor, karta e studentit si dhe qeverisja lokale. Me anë të tyre të rinjtë advokuan për ndryshime dhe përmirësime të situatës për secilën tematike të përzgjedhur.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 73 306

info(at)fes-tirana.org
 

back to top