fes.de

Që nga 2014 Shqipëria është një shtet kandidat zyrtar për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Përgjigja pozitive ndaj kandidaturës së Shqipërisë për anëtarësimin në BE e ka çuar vendin në një fazë përgatitore për negociatat që kërkojnë mbështetje të mëtejshme për proçesin e integrimit evropian. Ekziston nevoja për të thelluar njohuritë e popullatës shqiptare rreth procesit të integrimit dhe ndikimit të lidhur me anëtarësimin në BE. Me publikime përkatëse dhe diskutime të hapura FES Tirana informon publikun për përparimin në procesin e pranimit.

Kur bëhet fjalë për politikat e sigurimit dhe të mbrojtjes të vendeve anëtare të BE-së, një angazhim i ripërtërirë mund të vërehet brenda Bashkimit Evropian. Tani është një nga prioritetet kryesore të BE-së për të forcuar aftësitë evropiane të sigurisë dhe të mbrojtjes - duke marrë parasysh jo vetëm kornizën e politikave por edhe bazat përkatëse. Në Shqipëri, shohim rëndësinë për të nxitur diskutimet rreth çështjeve të sigurisë përmes një dialogu publik ku përfshihen aktorët përkatës kombëtarë dhe ndërkombëtarë në këtë fushë.

Së fundmi Shqipëria mund të jetë një lider në rajon kur është fjala për sigurimin e kontributeve konkrete për sigurinë dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Bashkarisht Planifikojmë dhe zbatojmë:

  • Seminare dhe Workshop-e kombëtare dhe rajonale
  • Forume dialogu publik
  • Konferenca ndërkombëtare

Publikime

The new scientific diaspora from Kosova

King, Russell ; Gëdeshi, Ilir | Tirana, Albania : Friedrich Ebert Foundation Tirana, April 2026

size, characteristics, and possibilities for return and cooperation

Diaspora e re shkencore nga Kosova

King, Russell ; Gëdeshi, Ilir | Tiranë Shqipëri : Fondacioni "Friedrich Ebert", Zyra e Tiranës, Prill 2026

përmasa, karakteristikat dhe mundësitë për kthim dhe bashkëpunim

Negocimi i vendeve të punës të digjitalizuara

Hasalla, Gertjana | Bonn : Friedrich-Ebert-Stiftung e.V., Prill 2026

të drejtat dhe detyrimet, Shqipëria

Negotiating digitalised workplaces

Hasalla, Gertjana | Bonn : Friedrich-Ebert-Stiftung e.V., April 2026

rights and obligations, Albania

Kontakt

Friedrich-Ebert-Stiftung