Të drejtat e LGBTI+ në Shqipëri: Arritja e barazisë nëpërmjet rritjes së ndërgjegjësimit

Garantimi që pakicat të ndihen të mbështetura dhe të lira për t'u angazhuar në një shoqëri pa diskriminim është thelbësor për ndërtimin e një fuqie punëtore të drejtë dhe një demokracie tolerante.

Fondacioni Friedrich Ebert, në bashkëpunim me Institucionin e Avokatit të Popullit Shqipëri dhe Open Mind Spectrum, zbatuan një projekt që eksploron problematikat me të cilat përballet komuniteti LGBTI+ në Shqipëri, duke theksuar hapat e nevojshëm për të garantuar përfaqësim të barabartë dhe për të luftuar diskriminimin në shoqëri.

Projekti konsistonte në një studim, ndërgjegjësim përmes një trajnimi dhe shpërndarjen e fletëpalosjeve informuese me qëllim informimin e të rinjve që janë pjesë e Forumeve Politike Rinore. Ndërveprimi me aktivistët e rinj politikë mbi temën e të drejtave dhe çështjeve të LGBTQ+ është një hap i rëndësishëm për të siguruar që këto çështje të kuptohen nga aktorët e ardhshëm politikë.
Studimi, i cili përfshinte anketa të shpërndara online, "Programi i Angazhimit Qytetar LGBTI: Politika dhe Përfaqësimi për Avancimin e të Drejtave të Komunitetit LGBTI në Shqipëri" u publikua si pjesë e këtij projekti.

Anëtarët e komunitetit LGBTI+ përballen me çështje të diskriminimit në shumë aspekte të jetës, duke përfshirë aksesin në kujdesin shëndetësor, arsimin dhe punësimin. Ky projekt u krijua për të edukuar publikun mbi këtë temë dhe për të arritur një shoqëri më pranuese dhe jodiskriminuese për personat LGBTI+ në Shqipëri.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 73 306

info.tirana(at)fes.de
 

Kthehu në fillim