Ekonomia për të gjithë: Një ekonomi më e mirë rezulton në një demokraci më të mirë

Programi «Economy for All» është një iniciativë e Fondacionit “Friedrich Ebert” që synon të ridimensionojë rolin e aktorëve ekonomikë dhe shoqërorë për të hedhur bazat e krijimit të një modeli të ri social-ekonomik.

Në 19 Tetor 2021, në kuader të programit “Economy for All”, iniciativë e Friedrich-Ebert-Stiftung u prezantuan dy studime dhe një desk research, përkatësisht mbi:

“Sistemi ekonomik dhe roli i shtetit në shoqëri” – Opinione dhe qëndrime të publikut shqiptar

“Produktiviteti: Thembra e Akilit në Ekonominë Shqiptare”

“Politikat e industrializimit”

Në të treja punimet, është gërmuar të zbulohen problematikat e ekonomisë së vendit dhe ndërmjet këtyre punimeve ne përpiqemi të rekomandojmë politikat më të përshtatshme që mund të ndikojnë në rritjen e tij.

Këto botime pasurojnë jo vetëm zinxhirin e kërkimeve mbi ekonominë për ekonomistë apo ekspertë të fushës, por gjithashtu për përfaqësues të bizneseve, shoqërisë civile, studentë dhe akademikë që e shohin ekonominë të lidhur ngushtë me të gjitha proceset demokratizuese. Politikbërësit, ku disa prej tyre ishin të pranishëm në aktivitetin e organizuar nga FES, kanë një rol kyç në mundësimin dhe zbatimin e rekomandimeve të këtyre punimeve në përmirësimin e klimës së biznesit, barazisë ekonomike e sociale, mbështetje dhe investime në inovacion, në arsim, infrastrukturë etj. 

Zhvillimi ekonomik, modelet dhe tiparet kryesore të tij kanë qenë dhe mbeten historikisht në një simbiozë të ngushtë me zhvillimet politike, nivelin e demokracisë dhe mirëqenien sociale. Raportet dhe ekuilibri i brishtë ndërmjet tyre, veçanërisht në epokën  moderne, kanë përcaktuar themelet, ekuilibrat dhe strukturën e vetë shoqerisë njerëzore.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tirana

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de