Wednesday, 01.06.2016

EU Policy Hub Integration - Talks #ZëriIntegrimit

Friedrich Ebert Stiftung me mbështetjen e EU Policy Hub organizoi një tryezë të rrumbullakët me temën "Si gjyqtarët i shpëtojnë drejtësisë?".

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Në këtë tryezë u diskutua artikulli investigativ i Leonard Bakillarit "Si i shpëtojnë drejtësisë gjyqtarët milioner?" publikuar nga BIRN dhe fitues i çmimit të BE-së për gazetari Hulumtuese në Shqipëri në vitin 2015. Ky artikull është një përpjekje serioze për të informuar publikun në lidhje me të ardhurat dhe asetet e disa gjyqtarëve në Shqipëri. Ky aktivitet erdhi në një moment kur po diskutohet gjerësisht reforma në sistemin e drejtesisë në Shqipëri dhe korrupsioni i gjyqtarëve është në qendër të diskutimit.

Gazetari bëri një hetim të detajuar të 25 gjyqtarëve në Gjykatën e Shkallës së Dytë në Tiranë dhe gjeti që pasuria e disa prej gjyqtarëve gjatë 10 viteve të fundit është rritur në mënyrë të jashtëzakonshme duke deklaruar miliona euro të ardhura. Të dhënat e mbledhura treguan se gjyqtarët kanë qenë të përfshirë në transaksione financiare prej miliona eurosh, pasuri të paluajtshme, aksione apo edhe blerje makinash luksoze.

Nga artikulli dhe diskutimet gjatë aktivitetit u hodh dritë se si këta gjyqtarë i shpëtuan penalizimit dhe ligjit, edhe në rastet kur ata kanë qenë në hetim dhe duke u ndjekur penalisht nga institucione të ndryshme. Gjithashtu artikulli dhe diskutimi rikujtuan metodat e përdorura për të fshehur pasurinë e vërtetë të gjyqtarëve dhe mënyrat ai kanë fituar. Këto metoda te fshehta sjellin vështirësi për institucionet e hetimit dhe pamundësi për të verifikuar të ardhurat e gjyqtarëve. Pjesë e kësaj tryeze ishin anëtarë të EU Policy Hub, të rinj nga Fakulteti Juridik, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile dhe gazetarë.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tirana

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de