Forumi i Ballkanit Perëndimor përmbledh zgjidhje për sfidat rajonale

Fondacioni “Friedrich Ebert” në bashkëpunim me Fondacionin “Qemal Stafa” organizuan në Tiranë Forumin Rajonal “Ballkani Perëndimor 2030”.

Në këtë forum morrën pjesë përfaqësues të fondacioneve simotra të rajonit, instituteve dhe organizatave progresite nga WB6, perfaqësues të parlamenteve përkatëse, si dhe politikanë nga Shqipëria, Gjermania, Suedia etj.

Organizimi i këtij forumi ka për qëllim të lehtësojë ndërtimin e konsensusit midis aktorëve kryesorë politikë dhe shoqërisë civile. Ai shërben si një platformë për të diskutuar mbi përpjekjet e përbashkëta mbi qëllimin kryesor, atë, të sigurisë së përbashkët, zhvillimit të mëtejshëm rajonal dhe proçesit të integrimit Evropian.

Angazhimi i aktorëve rajonalë dhe evropianë gjatë dy ditëve të forumit ishte thelbësor në formulimin e qëllimeve dhe prioriteteve të përbashkëta progresiste. Përfaqësuesit e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor diskutuan mbi çështje që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm rajonal duke kontribuar në lehtësimin e procesit të ndërtimit të konsensusit drejt një vizioni të përbashkët, si dhe strategjisë e instrumenteve për realizimin e tij.

Perspektivat e Balkanit Perëndimor u trajtuan nga pjesëmarrësit në panel dhe më pas në grupet e punës ky secili përfaqësues i shteteve të Ballkanit paraqitën propozime mbi dialogun politik në nivel partiak dhe mes fondacioneve simotra. Prioritetet dhe programet afatgjata të 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jenë produkti i aferm i një dokumenti të përbashkët mbi sfidat me të cilat përballemi në rajon.

Pjesëmarrja e miqve të fondacionit, Z. Knut Fleckenstein, Këshilltar për Ballkanin Perëndimor pranë presidentit të PES, Z. Leonard Pledl (SPD), këshilltar për Ҫështjet Evropiane dhe Sekretariatin Ndërkombëtar, Z. Adnan Dibrani, Deputet në parlamentin Suedez për Social Demokratët, etj., i dhanë një dimension Evropian, diskutimeve rajonale të realizuara në Forum.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tirana

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de