Wednesday, 20.06.2018 - Sunday, 24.06.2018 - Durres, Albania

Kampi Rinor 2018

Fondacioni Friedrich Ebert në Tiranë, në bashkëpunim me Dialogun zyrën rajonale për dialog të Evropës Juglindore organizoi me sukses në Durrës Shqipëri në datat nga 20 deri në 24 qershor 2018 kampin e shtatë veror për rininë Së bashku në Evropë - mbi "Perspektivat socialdemokrate".

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Në këtë aktivitet morrën pjesë 54 të rinj nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia, anëtarë të partive me orientim social demokratik, nga sindikatat, organizatat rinore etj.

Qëllimi kryesor i kampit ishte të sjellë bashkë të rinj nga vendet e Ballkanit Perëndimor dhe tu ofrojë mundësinë për të mësuar në mënyrë interaktive principet e demokracisë sociale. Kampi kishte për qëllim inkurajimin e të rinjve për të diskutuar dhe për të dalë me idetë e tyre për një shoqëri funksionale dhe me drejtësi shoqërore. Përveç kësaj, vendet e Ballkanit Perëndimor aspirojnë një të ardhme të përbashkët evropiane. Këtë vit kampi u përqendrua në një kuptim më të mirë të procesit të integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor nga të rinjtë dhe çfarë mund të bëjë rinia për të kontribuar në këtë proces përmes pjesëmarrjes së tyre aktive. Programi përbëhej nga leksione interaktive nga ekspertë të jashtëm, ushtrime në grup dhe prezantime, si dhe lojëra edukative politike.

Të ftuar për të prezantuar dhe diskutuar me pjesëmarrësit në tema të ndryshme ishin folës me reputacion. Pas një fjalimi përshëndetës të koordinatores së projektit të zyrës së FES-it në Tiranë Mariola Qesaraku, Frank Morawietz, përfaqësues i Zyrës së Rinisë franko-gjermane (OFAJ / DFJW) mbajti një prezantim në lidhje me komunikimin ndërkulturor në Ballkanin Perëndimor dhe udhëhoqi pjesëmarrësit në grupe të vogla pune përmes simulimeve dhe diskutimit mbi rëndësinë e mirëkuptimit ndërkulturor. Më tej, Eugen Musta pedagog në Universitetin Marin Barleti foli për sfidat me të cilat përballet demokracia sociale nga politikat neo-liberale. Frank Hantke, drejtor i zyrës së FES-it në Prishtinë diskutoi nëse demokracia sociale ishte e mundur pa demokraci. Në kamp morën pjesë edhe zëvendësministri i Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Shpati Kolgega i cili foli për perspektivën evropiane të Ballkanit perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit duke u fokusuar tek RYCO si dhe Teuta Hodo zëvendësministre e Drejtësisë e cila foli për ndikimin e politikave progresive për rininë në demokraci si dhe për luftën ndaj korrupsionit në sistemin arsimor në Shqipëri. Klodjan Seferaj, ekspert për çështjet e integrimit u fokusua se sa të informuar janëtë rinjtë në Ballkan rreth Evropës dhe se sa e rëndësishme është rinia në procesin e integrimit të Ballkanit Perëndimor. Besjan Pesha, aktivist i Nismës Thurrje, diskutoi rreth shembujve konkret se si shoqëria civile mund të angazhohet konkretisht dhe të përmirësojë cilësinë e reformave në Ballkanin perëndimor. Dorian Jano, pedagog në Universitetin Marin Barleti u fokusua në evropianizimin e politikave publike. Fjoralba Caka, nëpërmjet një simulimi për procesin e vendimmarrjes në BE, ndihmoi pjesëmarrësit që të kenë një përvojë konkrete në këtë proces. Pjesëmarrësit u inkurajuan për të diskutuar në lidhje me sfidat dhe shanset, dallimet dhe ngjashmëritë e vendeve të tyre dhe të rajonit në përgjithësi, si dhe bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe mbështetjen për të rinjtë në Ballkan.

Si përfundim, ky aktivitet përfaqësoi një platformë shumë të rëndësishme për diskutime mbi problemet sociale, papunësinë rinore, edukimin dhe për të përmirësuar mirëkuptimin reciprok dhe diversitetin kulturor. Gjithashtu rezultoi i dobishëm për pjesëmarrësit, për të mësuar parimet dhe vlerat socialdemokrate, gjendjen ekonomike dhe sfidat e të rinjve dhe përmirësuan njohuritë mbi procesin e integrmit në BE dhe si mund ta përmirësojnë.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tirana

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de