Tuesday, 03.11.2015 - Tirana Business Park

Konferenca me titull: “Profesionet më të kërkuara Ekonomia shqiptare ka nevojë për aftësi të mira”

Në datën 3 Nëntor 2015 u organizua në mjediset e Tirana Business Park, Konferenca me titull: “Profesionet më të kërkuara Ekonomia shqiptare ka nevojë për aftësi të mira”.

Foto: FES Tirana / welcome speech of Mr. Edi Rama

Foto: FES Tirana / Audience of Conference

Foto: FES Tirana / Market of possibilities

Kjo konferencë u mundësua nga Fondacioni Friedrich Ebert (FES), Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregëtisë në Shqipëri (DIHA) dhe Kooperacioni Ndërkombëtar Gjerman (GIZ). Rëndësia e lartë e kësaj konference u theksua nga prezenca e Kryeministrit të Shqipërisë, Z. Edi Rama dhe Ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë, Z. Hellmut Hofman, të cilët theksuan edhe një herë nevojën për një sistem më të mirë të edukimin dhe trajnimit profesional në Shqipëri. Ka një nevojë urgjente për një krah të kualifikuar pune në Shqipëri si nga bizneset lokale ashtu edhe ato të huaja të cilët kërkojnë punonjës të kualifikuar dhe jo vetëm krah të lirë pune.

Personalitete të tjerë të nderuar si Z. Blendi Klosi, Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, Z. Arben Ahmetaj, Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregëtisë dhe Sipërmarrjes, si dhe, Z. Jürgen Hollstein, Drejtor Ekzekutiv i Organizatës Gjermane të Punëdhënësve për Trajnim dhe Edukim, ndanë me audiencën kushtet për një sistem dual të suksesshëm bazuar në praktikën gjermane dhe situatën aktuale të realitetit shqiptar mbi trajnimin dhe edukimin profesional.

Qëllimi i konferencës ishte të nënvizonte rëndësinë e profesioneve jo-akademike dhe edukimit profesional për investimet, zhvillimin ekonomik dhe mirëqënien sociale. Më shumë se 250 pjesëmarrës nga sektori privat, institucionet publike, shkollat profesionale, ekspertë dhe punonjës shkencorë ishin të ftuar në gupet e punës të cilat u fokusuan mbi këto prioritete: “Ndërtimi dhe Infrastruktura”, “Industria Tekstile dhe e lehtë”, Kujdesi shëndetësor dhe kujdesi për të moshuarit” si dhe “Turizmin”. Gjatë kësaj pjese të konferencës, zunë vend diskutime shumë aktive duke identifikuar rrugë të mundshme për të fuqizuar bashkëpunimin mes sistemit arsimor dhe botës së punës, në mënyrë që të rinjtë të jenë të gatshëm për një treg kombëtar dhe ndërkombëtar pune. Rezultatet e grupeve të punës u ndanë më pas me pjesëmarrësit nëpërmjet prezantimeve në fund të konferencës nga moderatorët.

Në konkluzionet përfundimtare, Z. Frank Hantke, Drejtor i Fondacionit Friedrich Ebert në Shqipëri, theksoi faktin se papunësia e të rinjve duhet të gjejë zgjidhje nëpërmjet alternativave të arsimit dhe trajnimit profesional dhe jo vetëm nga universitetet të cilat shpesh i drejtojnë shpesh të rinjtë në një rrugë pa krye të botës së punës ndërkohë që punonjësit me shprehi të mira, mungojnë. Ai kërkoi gjithashtu përfshirjen e të gjithë aktorëve të trajnimit profesional dhe konfirmoi dëshirën e mirë dhe mbështetjen gjermane për një proces të mëtejshëm, për të bërë të mundur modelin AFP Shqiptar.

Ideja inovative e “Tregut të Mundësive” ju krijoi pjesëmarrësve, përfaqësuesve të institucioneve dhe individëve një platformë informimi për të ndarë me njëri tjetrin informacion mbi punën e tyre, projekteve dhe perspektivave nëpërmjet komunikimit direkt me njëri tjetrin.

Gjetjet e konferencës dhe rekomandimet me praktikat dhe shëmbujt më të mirë për një të ardhme të sigurtë, do të publikohet së shpejti dhe do të ndahet me partnerët dhe aktorët e interesuar.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tirana

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de