- Web-Seminar

"Roli i shoqërisë civile dhe rinisë në procesin e integrimit në BE"

"Roli i shoqërisë civile dhe rinisë në procesin e integrimit në BE" seria e web-seminareve të organizuar nga Zyra e BE-së dhe Zyra e Tiranës e Friedrich-Ebert-Stiftung solli bashkë strukturat kombëtare të të rinjve nga i gjithë Ballkani Perëndimor në dialog me palët e interesuara të BE-së.

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Qëllimi ynë kryesor ishte të bashkonim strukturat rinore të të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në mënyrë që çështjet e rëndësishme të rinisë të diskutohen dhe mesazhet kryesore të mund te përçohen në një nivel më të gjerë evropian.

Ne patëm mundësinë dhe kënaqësinë për të diskutuar në thellësi procesin e aderimit në BE të shteteve të Ballkanit Perëndimor me Z. Marco Schwarz, Zyrtar i Politikave për Demokraci, Zyra e BE-së së FES Bruksel, ku ne diskutuam mbi mundësitë dhe sfidat e Metodologjisë së re të Zgjerimit dhe perspektivës së vendeve të Ballkanit Perëndimor. Gjithashtu diskutuam përfshirjen e shoqërisë civile në procesin e zgjerimit, si domosdoshmëri, me Znj. Liselotte Isaksson, Shefe e Sektorit "Shoqëria Civile dhe Përfshirja Sociale" në Njësinë e Ballkanit Perëndimor, Drejtoria e Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Bisedimet e Zgjerimit, Komisioni Evropian.

Ne i kushtuam dy takime temës "Formimi i së ardhmes së Evropës": një me Maria Freitas, Këshilltare e Lartë e Politikave për pjesëmarrje demokratike dhe përgjegjëse për Dialogun Milenial, FEPS, ku diskutuam për gjeneratën e re, qëndrimin dhe interesin e saj politik. Në sesionin pasues me Delara Burkhardt, eurodeputete, ne patëm mundësinë për të shkëmbyer mendime dhe rekomandime dhe gjithashtu  mësuam më shumë nga një perspektivë rinore evropiane.

Takimi ynë i fundit ishte me të ftuarën Jovana Majstorovic, Anëtare e Bordit të Forumit Rinor Evropian, organizata më e madhe evropiane e të rinjve. Fokusi i diskutimit ishte në forcimin e kapaciteteve të organizatave rinore nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, qëndrueshmëria dhe përfaqësimi i tyre në shkallë evropiane.

Kjo seri aktivitetesh ishte një përvojë e frytshme dhe produktive për të gjithë të pjesëmarrësit. Në të u gjenerua shumë njohuri, informacion i ri dhe shkëmbim nga të dy palët. Përafrimi i vendeve te Ballkanit Perëndimor me BE-në  dhe për më tepër nepërmjet qytetarëve të rinj aktivë ishte një vlerë e shtuar në dialogun e drejtpërdrejtë me BE-në, por edhe në lidhshmërinë rajonale.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tirana

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de