Akademia mbi Demokracinë Sociale 2021 ishte edicioni i 6 i këtij aktiviteti, i cili u zhvillua në muajin maj, gjatë datave 12 – 23 maj.Në këtë edicion u përzgjodhën 18 pjesëmarrës të rinj, me përvoja nga background-e të ndryshme akademike dhe profesionale. Për shkak të kufizimeve të shkaktuara nga sitauta e pandemisë pjesa më e madhe e aktivitetit u zhvillua në platformën ZOOM.
Edhe këtë vit pjesëmarrësit patën mundësi të ndjekin leksione dhe panele diskutimi mbi parimet bazë të socialdemokracisë shoqëruar me modelet dhe praktikat më të mira për kontekstin shqiptar. Ditën e parë, 12 maj, pjesëmarrësit u njohën me disa dëshmi nga të rinj të cilët kanë përfituar nga programet dhe iniciativat e FES në Shqipëri duke u shndërruar në promovues të parimeve të socialdemokracisë në fushat ku janë angazhuar, nga shoqëria civile deri në politikëbërje.
Më pas Znj. Yvonne Lehman, referente për Rininë & Politikën në FES Berlin, përshkroi një panoramë të lëvizjeve rinore në Gjermani dhe kauzat të cilat ato po shtyjnë para. Ditën e nesërme Z.Hermann Bock, Drejtues Seminari në Akademinë për Demokraci Sociale në Berlin, bëri një prezantim të vlerave themelore të socialdemokracisë dhe mishërimi i tyre në politika apo veprimtari politike.
Në ditën e tretë të rinjtë mësuan mbi nivelin e demokracisë së shoqërisë shqiptare dhe ofertave politike të partive, nga Prof. Afrim Krasniqi. Referati i tij u pasua nga Dr. Endrit Shabani, gjatë të cilit u diskutuan disa nga përkufizimet e pabarazisë dhe drejtësisë sociale. Kjo ditë u mbyll me 2 panele diskutimi. I pari ishte i fokusuar mbi politikat social demokrate në Shqipëri, në përbërje të së cilit ishte Dr. Endrit Shabani, Z. Etjen Xhafaj dhe Z. Arbër Zaimi. Në panelin e dytë Z. Koloreto Cukali dhe Znj. Stine Klapper diskutuan mbi vlerat e transparencës dhe ndikimi i situatave specifike si pandemia mbi lirinë e medias dhe pjesëmarrjes civile.
Fundjava e parë ju dedikua çështjeve të zhvillimit të qendrueshëm, sindikatave dhe barazisë gjinore në Shqipëri dhe më gjerë. Kështu, dita e shtunë, 14 maj, nisi me Prof. Adrian Civicin i cili bëri një përshkrim të modeleve historike ekonomike, revolucioneve industriale dhe sfidave në projektimin e politikave të duhura gjatë shekujve, duke ardhur deri në revolucionin e 4 industrial: Dixhitalizimi. Më pas ekspertja Sonja Schirmbeck, NGA FES Berlin diskutoi me pjesë marrësit mbi ndryshimet socio-ekologjike që po kalon aktualisht planeti ynë, si pasojë e ndryshimeve klimatike. Referati i saj u pasua nga një panel diskutimi mbi zhvillimin e drejtë dhe të qendrueshëm urban, ku të ftuar ishin Z. Joni Baboçi nga Bashkia Tiranë, Znj. Rea Nepravishta nga WWF Adria dhe Znj. Erisa Nesimi nga GIZ.
Z.Baboçi u shpreh se zhvillimi urban i qëndrueshëm paraqet sfida po aq sa mundësi të mëdha në realitete si Shqipëria, duke analizuar industrinë e ndërtimit dhe aplikimin e iniciativave eco-friendly si korsitë e biçikletave. Znj. Nesimi theksoi mbështetjen e GIZ ndaj iniciativave si korsitë e biçikletave si një komunikim i mirë i ndryshimeve që nevojiten, për të arritur zhvillim të qëndureshëm dhe në harmoni me mjedisin. Znj. Nepravishta theksoi nevojën për presion publik mbi institucionet qeverisëse për të ruajtur potencialet tona natyrore të mbrojtura nga iniciativat abuzuese me modele biznesi të paqëndrueshëm, duke sjellë dhe dëme të parikuperueshme për komunitetet lokale ku ato zbatohen. Dita e dielë u hap me prezantimin e Dr. Sebastian Voigt mbi historikun e lëvizjeve sindikaliste në Gjermani dhe transformimeve sociale dhe politike që ato kanë kaluar, për të ardhur sot në periudhën e revolucionit të katërt industrial. Sindikalizmi shqiptar ishte diskutimi që pasoi, ku Znj. Hyqmete Daja dhe Renato Mucaj përshkruan historikun e kësaj lëvizje në Shqipëri dhe situata e saj aktuale. Të rinjtë më pas mësuan mbi historikun e lëvizjeve feministe në botë, nga Znj. Vasilika Laçi, aktiviste e të drejtave të njeriut. Prezantimi i saj u pasua nga një panel diskutimi mbi të njëjtën temë, por e kontektsualizuar në vendin tonë. Paneli përbëhej nga Vasilika Laçi, Bora Mema aktiviste e Organizatës Politike dhe Liri Kuçi nga Shota.al. Znj. Mema u shpreh se aktivizmi në terren ka bërë aktivizimin feminist më të prekshëm për shumë shtresa sociale ku progresi social është shumë i ngadaltë dhe minimal. Znj.Kuçi foli më shumë mbi ndikimin e patriarkatit dhe shtypjes institucional që ajo ka krijuar, duke e bërë femrën të pasigurt nga familja deri në institucionet publike të arsimit. Znj. Laçi deklaroi se në Shqipëri ka disa forma të ndryshme të valëve historike të feminizmit të cilat “luftojnë” paralelisht dhe për të arritur fitore thelbësore nevojitet një bashkim të gjithë këtyre forcave progresive.
Gajtë fundjavës së dytë të Akademisë, nga data 21 maj deri më 23 maj, diskutimi u fokusua mbi temat e sigurisë, shtetit të mirëqenies sociale dhe komunikimit politik.
Dita e parë u hap me referatin e Znj. Nicole Renvert, Partnere e Asociuar pranë Institutit Amerikan për Studime Bashkëkohore Gjermane dhe eksperte e çështjeve të sigurisë. Znj. Renvert ndau me pjesëmarrësit disa nga sfidat që po kalon aktualisht siguria dhe paqja në botë, duke analizuar gjithashtu edhe kategoritë dhe përkufizimet mbi të cilat ndërtohen politikat dhe iniciativat e shteteve të ndryshme, në sigurimin e paqes dhe stabilitetit. Më pas diskutimi u bë rajonal, ku Drejtori i Qendrës për Studimet e Demokracisë dhe Qeverisjes, Z. Arjan Dyrmishi përshkroi një panoramë të situatës së sigurisë për rajonet shqiptare dhe masat e ndërmarrja në kuadër të integrimeve euro-atlantike.
Dita e dytë pati në fokus reformat sociale, sistemet e mirëqenies sociale dhe hapat e ndërmarra për të përshtatur këto politika me modelin europian të shtetit social. Kështu, dita nisi me prezantimin e Prof. Merita Xhurami, Lektore e Politikave Sociale në Universitetin e Tiranës. Prof. Xhumari shpjegoi kategoritë përbërëse të politikave sociale dhe historikun e reformave sociale në Shqipëri dhe orientimin e tyre drejt integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Ky diskutim u çua dhe më tej nga i ftuari i radhës, Z. Ardian Haçkaj, Drejtor i Kërkimit në Institutin për Bashkëpunim dhe Zhvillim. Z. Haçkaj përshkroi disa nga sfidat që vendi ynë po has në kuadër të integrimit europian, të ilustruara me fabulën e dilemës “Catch 22” si dhe proceset aktuale në të cilat vendi ynë është i angazhuar.
Këto procese u trajtuan gjithashtu në referatin pasues të Z. Geron Kamberi, ekspert i çështjeve të integrimit në BE. Z. Kamberi diskutoi me të pranishmit edhe rrugëtimin e bërë nga Shqipëria drejt ëndrrës europiane dhe disa nga proceset kyçe, prej të cilave vendi ynë ka përfituar apo është incentivuar.
Dita e tretë iu dedikua komunikimit politik dhe trajtimit të tij në mediat tradicionale dhe digjitale. Z. Neritan Sejamini, Krye Editori i Exit.al hapi këtë ditë me prezantimin e tij mbi parimet e komunikimit politik dhe disa shembuj suksesi në kontekstin amerikan dhe shqiptar. Referati i tij u pasua nga ai i Z. Bekim Shehu, ekspert i komunikimit dhe marrdhënieve me publikun, i cili trajtoi ato parime në kontekstin digjital: sfidat dhe risqet me të cilat ndeshet opinioni publike dhe implikimet që ato kanë në sjelljet tona komunitare dhe elektorale. Gazetari Z. Alteoi Hysi ishte i ftuari i rradhës i cili trajtoi me të pranishmit qasje të ndryshme të komunikimit politik në median tradicionale, duke zhvilluar gjithashtu disa ushtrime mbi krijimin e mesazheve elektorale.
Kjo ditë shënoi dhe fundin e edicionit të 6 të Akademisë mbi Social Demokracinë, ku fjalët përmbyllëse ishin ato të Znj. Stine Klapper, Drejtoreshës së Fondacionit të “Friedrich Ebert”, Tiranë. Znj. Klapper ftoi të gjithë pjesëmarrësit të aplikojnë dijet dhe praktikat e marra në këtë akademi, në jetën e tyre personale dhe profesionale të përditshme. Ajo gjithashtu kërkoi nga të pranishmit të zhvillojnë dhe më tej angazhimin e tyre me Fondacionin, duke i ftuar në aktivitetet dhe iniciativat e ardhshme.
Rr. Kajo Karafili Nd-14, Hyrja 2, Kati 1 Tiranë, Albania
+355(0)4 22 50 986
info.tirana(at)fes.de
This site uses third-party website tracking technologies to provide and continually improve our services, and to display advertisements according to users' interests. I agree and may revoke or change my consent at any time with effect for the future.
These technologies are required to activate the core functionality of the website.
This is an self hosted web analytics platform.
Data Purposes
This list represents the purposes of the data collection and processing.
Technologies Used
Data Collected
This list represents all (personal) data that is collected by or through the use of this service.
Legal Basis
In the following the required legal basis for the processing of data is listed.
Retention Period
The retention period is the time span the collected data is saved for the processing purposes. The data needs to be deleted as soon as it is no longer needed for the stated processing purposes.
The data will be deleted as soon as they are no longer needed for the processing purposes.
These technologies enable us to analyse the use of the website in order to measure and improve performance.
This is a video player service.
Processing Company
Google Ireland Limited
Google Building Gordon House, 4 Barrow St, Dublin, D04 E5W5, Ireland
Location of Processing
European Union
Data Recipients
Data Protection Officer of Processing Company
Below you can find the email address of the data protection officer of the processing company.
https://support.google.com/policies/contact/general_privacy_form
Transfer to Third Countries
This service may forward the collected data to a different country. Please note that this service might transfer the data to a country without the required data protection standards. If the data is transferred to the USA, there is a risk that your data can be processed by US authorities, for control and surveillance measures, possibly without legal remedies. Below you can find a list of countries to which the data is being transferred. For more information regarding safeguards please refer to the website provider’s privacy policy or contact the website provider directly.
Worldwide
Click here to read the privacy policy of the data processor
https://policies.google.com/privacy?hl=en
Click here to opt out from this processor across all domains
https://safety.google/privacy/privacy-controls/
Click here to read the cookie policy of the data processor
https://policies.google.com/technologies/cookies?hl=en
Storage Information
Below you can see the longest potential duration for storage on a device, as set when using the cookie method of storage and if there are any other methods used.
This service uses different means of storing information on a user’s device as listed below.
This cookie stores your preferences and other information, in particular preferred language, how many search results you wish to be shown on your page, and whether or not you wish to have Google’s SafeSearch filter turned on.
This cookie measures your bandwidth to determine whether you get the new player interface or the old.
This cookie increments the views counter on the YouTube video.
This is set on pages with embedded YouTube video.
This is a service for displaying video content.
Vimeo LLC
555 West 18th Street, New York, New York 10011, United States of America
United States of America
Privacy(at)vimeo.com
https://vimeo.com/privacy
https://vimeo.com/cookie_policy
This cookie is used in conjunction with a video player. If the visitor is interrupted while viewing video content, the cookie remembers where to start the video when the visitor reloads the video.
An indicator of if the visitor has ever logged in.
Registers a unique ID that is used by Vimeo.
Saves the user's preferences when playing embedded videos from Vimeo.
Set after a user's first upload.
This is an integrated map service.
Gordon House, 4 Barrow St, Dublin 4, Ireland
https://support.google.com/policies/troubleshooter/7575787?hl=en
United States of America,Singapore,Taiwan,Chile
http://www.google.com/intl/de/policies/privacy/