Akademia për Edukimin Politik dhe Zgjedhor: Rinia dhe Zgjedhjet 2021
Më poshtë gjeni të gjithë informacionin e nevojshëm:
Në kuadrin e iniciativës “Rinia dhe Zgjedhjet 2021”, hapet thirrja për të zgjedhur 12 të rinj aktivë me përvojë në debate. Këta të rinj do të ndjekin Akademinë e Edukimit Politik dhe zgjedhor e më pas do të paraqiten në episodet e debateve televizive në Euronews Albania përballë kandidatëve për anëtarë të parlamentit për zgjedhjet e 25 Prillit.
Për këtë arsye, nëse jeni një i ri energjik dhe i motivuar, keni në qëndër të mendimit tuaj vlerat themelore demokratike, idetë dhe besimet që e bëjnë një shoqëri të drejtë, duke përfshirë vendimmarrjen demokratike, lirinë e fjalës, drejtësinë sociale, barazinë dhe ndër të tjera integritetin, atëherë kjo është platforma e duhur për ju.
Pjesëmarrja juaj do t’ju sjellë:
- Ndikim të drejtpërdrejtë të mendimit, veprimtarisë dhe potencialisht të politikave që kandidatët do të zbatojnë nëse zgjidhen;
- Njohuri të vlefshme për t’u bërë një individ kontribues në shoqëri;
- Aftësi të thelluara të mendimit kritik, komunikimit, debatimit, zbatimit të mendimit tuaj, etj;
Për të marrë pjesë dhe për t’u bashkuar me këtë mundësi, duhet të jeni:
- Një i/e ri/re midis moshës 21 dhe 29 vjeç;
- Me përvojë në debate;
- I/e diplomuar minimalisht në arsimin e mesëm;
- Një i ri me përvojë dhe eksperiencë të provuar aktivizmi në komunitet, levizje rinore, organizata të shoqërisë civile, forume rinore të partive politike, këshilla studentorë ose aktivizëm brenda shkollave apo mobilitet kombëtar dhe ndërkombëtar;
Nëse PO atëherë TANI është momenti për të aplikuar!
Ju lutemi plotësoni formularin e mëposhtëm dhe dërgoni një video ku prezantoni veten dhe motivin e aplikimit duke përfshirë të dhëna mbi edukimin, punësimin dhe eksperiencat në aktivizëm dhe debate në 1-3 minuta në info@krk.al
Shpjegim: Thirrja do të jetë e hapur për 7 ditë, dhe mënjëherë pas mbledhjes së jurisë dhe vlerësimit, do t’ju komunikohet rezultati.
Para zhvillimit të puntatave të debateve televizive do të zhvillohet Akademia e Edukimit Politik gjatë dy fundjavave të fundit të muajit shkurt ku pjesëmarrja e të përzgjedhurve është e detyrueshme.
Data të rëndësisshme:
- 16 shkurt në mesnatë -> mbyllja e aplikimit
- 19-20-21 & 26-27-28 shkurt -> datat e Akademisë së Edukimit Politik
- Mars-Prill -> 6 Episode debatesh televizive
Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë
Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania