Sunday, 15.12.2019 - Tirana International Hotel

Asambleja e Shtatë e Përgjithshme e Kongresit Rinor Kombëtar

Fondacioni „Friedrich Ebert“ (FES) ne bashkëpunim të ngushtë me Kongresin Rinor Kombëtar (KRK) organizuan në 15 Korrik 2019 Asamblenë e Shtatë të Përgjithshme të Kongresit Rinor Kombëtar me përfaqësues të mbi 100 organizatave rinore nga mbarë vendi.

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Kjo iniciativë e FES me qëllim fuqizimin e pjesëmarrjes aktive të rinisë në proceset demokratike në vend dhe fuqizimin e zërit rinor, përbën një investim afatgjatë të Fondacionit “Friedrich Ebert“ në dobi të rinisë në Shqipëri.

Mbi 200 përfaqësues të organizatave dhe rrjeteve rinore diskutuan këtë vit mbi çështje me rëndësi thelbësore për të rinjtë në Shqipëri. Në fokus të punimeve për hartimin e strategjisë 3-vjeçare të Kongresit ishin tematikat e mëposhtme:


• Aktivizmi qytetar më pranë komunitetit.
• Punësimi dhe mobilizimi i të rinjve.
• Edukimi formal dhe jo-formal i t
ë rinjve.
• Ekonomia qarkulluese dhe migracioni i të rinjve.
• Rritja e pjesëmarrjes së të rinjve - Aleancat për nxitjen e pjesëmarrjes.
• Komunikimi
• Integrimi në BE dhe bashkëpunimi rajonal
• Cështjet mjedisore dhe ndërgjegjësimi për ndryshimet klimatike
• Shëndeti dhe siguria sociale

 

Në panelin e diskutimit me temë “Adresimi i nevojave të të rinjve shqiptare përmes dialogut të strukturuar: Punësimi i të rinjve, një domosdoshmëri për integrimin në BE” me pjesëmarrjen e institucioneve shtetërore dhe partnerëve kombëtar dhe ndërkombëtar të KRK-së, u trajtuan çështjet kryesore: rritja e prezencës dhe e ndikimit të rinisë në proceset vendimmarrëse dhe politikëbërëse si në nivel lokal ashtu edhe në atë kombëtar, si dhe fuqizimi i tyre ekonomik nëpërmjet nxitjes së punësimit dhe mobilitetit.

Gjatë këtij paneli u diskutua mbi kontributin që secili nga këto organizata dhe institute partnere të Kongresit Rinor Kombëtar kanë për të rinjtë dhe planet e ardhshme që pritet të zbatohen për të nxitur bashkëpunimin ndërmjet aktorëve të ndryshëm në Shqipëri dhe në rajon si një faktor kyç për çështjet e integrimit, projektet dhe aktivitetet e ndryshme për të fuqizuar dhe promovuar organizatat e shoqërisë civile përmes përfshirjes së tyre në komunitet, vendimmarrje etj.

Në pjesën e dytë të aktivitetit, përfaqësues të Kongresit prezantuan punën 1 vjeçare, një përmbledhje të projekteve, iniciativave dhe eventeve të Kongresit Rinor Kombëtar. Gjatë këtij sesioni u prezantuan arritjet dhe sfidat që Kongresi dhe organizatat e tij anëtare kanë hasur përgjatë vitit.

 

Zgjedhjet për Bordin drejtues u mbajtën në fund të ditës.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 73 306

info.tirana(at)fes.de
 

Kthehu në fillim