E frymëzuar konceptualisht prej odës së veriut, si një nga institucionet e para lokale të kuvendimit për çështje të rëndësishme, PODA shërben si një platformë ku festohen arritjet, por ndahen edhe dije dhe ekspertiza nga të ftuarit mbi çështjet që prekin interesin publik të shqiptarëve.
Disa nga temat e trajtuara janë të drejtat dhe kushtet e punës në administratën publike, të drejtat e punëtorëve të artit dhe përdorimi i artit si formë komunikimi publik, ndryshimet klimatike dhe investimet publike, skena kulturore dhe mbështetja e mundësuar, të drejtat e grave dhe komuniteteve të marxhinalizuara, start-up-et, niveli i demokracisë në rajon dhe perspektiva e integrimit evropian të shteteve të Ballkanit Perëndimor.
Gjithashtu, si dimension i veçantë u ruajt edhe ndarja e përvojave personale si simptoma të zhvillimeve shoqërore.
Që në muajt e parë PODA pati një ndikim të madh nëpërmjet temave që zgjodhi, gjë e cila u reflektua edhe në rritjen e ndjekësve në kanalet e saj në rrjetet sociale.
Suksesi i arritur në vetëm pak muaj, duke krijuar komunitetin e saj në 4 platformat; YouTube, Facebook, Instagram & LinkedIn na jep besimin se vazhdimësia e këtij projektin është qasja e duhur për t’i mbajtur të rinjtë të angazhuar dhe të informuar për kauzat që Fondacioni “Friedrich Ebert” mbështet prej vitesh.
Projekti moderohet nga Bekim Shehu, ekspert në çështjet e komunikimit dhe shoqërisë civile.
Të interesuarit që dëshirojnë të ndajnë historinë e tyre apo të kontribuojnë, mund të kontaktojnë në:
E-mail: podaalbania(at)gmail.com
Facebook: PODA
Instagram: poda_al
LinkedIn: PODA ALBANIA
Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania