Cikli i Dokumentarëve: "Hekur...Pluhur...Frikë"

- “Hekur… 10 vjet në pritje të trenit Durrës-Tiranë”

- “Pluhur…Ç’ka mbetur nga linja hekurudhore Elbasan-Pogradec?"

- “Frikë: Ku janë vajzat dhe gratë kur bie errësira?"

 

Cikli i dokumentarëve të realizuar nga Citizens Channel me mbështetje të Fondacionit "Friedrich Ebert" trajton pikërisht boshllëkun që ka lënë harresa e publikes në transportin publik. Rrjeti hekurudhor shqiptar sot i ngjan vetëm një kujtimi të largët të asaj çka ishte gjatë viteve 1980. Me ndryshimin e regjimit, shinat u ndryshkën dhe trenat u shkatërruan, ndërsa qeveritë u përqendruan në ndërtimin e rrugëve dhe qytetarët iu drejtuan makinave private. Kjo përmbysje e prioriteteve i la në harresë të gjitha format e transportit publik duke izoluar veçanërisht shtresat më të disavantazhuara të shoqërisë.

  • #HEKURI i shinave që dikur lidhnin njerëzit sot është kthyer në ndryshk. Më shumë se gjysma e 447 kilometrave hekurudhë është tërësisht jashtë funksionit, e ajo që ka mbetur është thuajse e pa përdorshme. Dokumentari i parë i këtij cikli trajton “rrugën e gjatë nga Tirana për në Durrës” duke sjellë histori nga sytë e ekspertëve, përdoruesve dhe ish-punonjësve të hekurudhës.

https://www.youtube.com/watch?v=3f3jO_wOgME

  • Për disa dekada, mijëra shqiptarë punuan për ndërtimin e dhjetëra tuneleve, urave, stacioneve e veprave që sot janë nën #PLUHUR. Dokumentari i dytë i këtij cikli është një rrugëtim në këtë infrastrukturë të harruar dhe një bisedë me njerëzit që e ndërtuan atë.

https://www.youtube.com/watch?v=w8BS4J2dp0M

  • Ku janë vajzat dhe gratë kur bie errësira? Në qytetet e vogla dhe fshatra lëvizja është jo rrallë herë privilegj i burrave. Mungesa e një transporti publik të sigurt shoqërohet me izolim dhe #FRIKË për vajzat e zonave rurale. Në dokumentarin e fundit të këtij cikli do të shkojmë në Kurbin, për të dëshmuar se si vajzat janë bërë bashkë për të sfiduar këtë fenomen.

https://www.youtube.com/watch?v=r6DalLm2f0k

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de