Promovimi i studimit: “E Majta” Mendimi Politik / Profile Biografike

Fondacioni “Friedrich Ebert” në bashkëpunim me Autoritetin për Informimin mbi Dokumentetet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH) promovuan në datë 24 qershor 2021, në mjediset e Muzeut “Shtëpia me Gjethe” botimin me titull “E Majta”, Mendimi Politik / Profile Biografike.

Ky botim u realizua nga puna serioze e autorëve, Prof. Dr. Ana Lalaj, Dr. Dritan Koçi, Dr. Edon Qesari, Prof. Dr. Hamit Kaba, Dr, Ilir Kalemaj dhe Prof.Assoc.Dr. Sonila Boçi.

4475 faqe dokumente u deklasifikuan nga AIDSSH dhe u vunë në dispozicion të studiuesve që iu qasën në mënyrë shumëdisiplinare profileve të përzgjedhura, duke riskicuar në të njëjtën kohë tablonë e mendimit politik të së majtës në Shqipëri, në kuadër të mendimit politik botëror të së majtës përgjatë shekullit XX.

Profilet politike të trajtuara në mënyrë rigoroze në këtë botim, përshkruajnë jetën politike dhe sociale të Musine Kokalarit, Tajar Zavalanit, Konstandin Çekrezit, Sejfulla Malëshovës, Isuf Luzajt, Skënder Luarasit, Petro Markos, Xhavid Qesjas, Isuf Keçit dhe Zef Malës.

Autorët e studimit prezantuan përmbedhtazi jetët e personazheve gjatë aktivitetit promovues duke sjellë në optikën e të ftuarve të shumtë vlera të jashtëzakonshme politike dhe sociale të cilat flasin dhe për ditët tona. Rikthimi në historinë e së majtës Shqiptare dhe reflektimi i këtyre vlerave në çdo kohë, mbetet një fushë hulumtimi për ne.

Në këtë aktivitet promovues morën pjesë personalitete të politikës shqiptare dhe të huaj, studiuesë e akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj e të reja në kërkim të vlerave politike si dhe familjarë të personazheve të trajtuar në studim.

Në ambicien tonë për të kërkuar në të shkuarën vlera të larta politiko-sociale, FES do të vazhdojë rrugëtimin e saj në promovimin e këtyre vlerave edhe ne të tashmen e të ardhmen nëpërmjet aktiviteteve zinxhir që të do të pasojnë promovimin e studimit: “E Majta” Mendimi Politik / Profile Biografike.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 73 306

info(at)fes-tirana.org
 

back to top