Shfrytëzimi i fuqisë së mediave sociale për të promovuar punën e sindikatave

Fondacioni "Friedrich Ebert" në bashkëpunim me sindikatë gjermane ver.di, organizuan pranë ambienteve të Hotel Rogner trajnimin me temë "Puna e sindikatës me ndihmën e rrjeteve sociale". Në botën e sotme, mediat sociale janë një mënyrë efektive për të kontaktuar më shumë njerëz, ndaj duhet të dihet edhe përdorimi në mënyrë efikase i tyre.

Puna sindikaliste deri më tani në Shqipëri është nënvlerësuar në rëndësinë e saj dhe një shtrirje më e gjerë ndihmon për t'u treguar punëtorëve të drejtat e tyre dhe për të qëndruar së bashku pas ideve për kushte më të mira pune.

Nëpërmjet trajneres Stefanie Schulze, u treguam sindikatave këshilla se si të rekrutojnë anëtarë përmes komunikimit të duhur dhe rrjeteve sociale . Puna dhe mësimi nga njëri-tjetri është një hap i rëndësishëm drejt rrjetëzimit. Workshop-i u përshendet nga Drejtoresha e Fondacionit Stine Klapper dhe përfaqësuesi i sindikatës ver.di z. Ado Wilhelm.

Më pas workshop-i vijoi me pyetjet:

◾️Çfarë dëshironi të arrini si sindikatë?

◾Çfarë kemi ende për të ndryshuar?

◾️Çfarë janë hashtags dhe si mund ti përdorim ato?

◾️Çfarë roli luan algoritmi i rrjeteve sociale?

Anëtarët dhe përfaqësuesit e sindikatave u larguan nga aktiviteti me këshilla dhe informacione të reja për punën e tyre të mëtejshme.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de