Rinia e "RinON" fiton përvojë praktike në media dhe debat publik

“Friedrich Ebert Stiftung në partneritet me Kongresin Rinor Kombëtar, Konrad Adenauer Stiftung dhe EuroNews Albania kanë punuar së bashku përgjatë vitit 2022 për të zbatuar për të tretën herë me sukses programin RinON pjesë e RinVote Series. 

Në këtë sezon ju dha mundësia 12 të rinjve për t’u bërë pjesë për herë të parë e këtij programi. Ata u trajnuan në Akademinë e Edukimit Politik në sesione intensive në katër ditë me lektorë të vlerësuar ne fushat relevante. Procesi pasoi me trajnime të tjera në televizion me qëllim aftësimin në fushat e komunikimit mediatik dhe debatit publik. Pas këtij rrugëtimi ata u përballën me aktorë kyç politik në nivel lokal nga dy kahet politike më të mëdha ne vend Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, për të diskutuar problematikat e 12 bashkive qendër qarku në Shqipëri. 
Pjesëmarrësit e rinj nëpërmjet aftësive të thelluara të mendimit kritik, komunikimit dhe debatit, nxitën politikanët drejt transparencës, llogaridhënies, debatit konstruktiv dhe ndarjes së planifikimit afatgjatë për politika lokale të qëndrueshme.  

Rrjeti i të rinjve pjesëmarrës në sezonet RinOn dhe RinVote vazhdon të mbetet aktiv dhe i angazhuar përmes shkëmbimit, transferimit të njohurive dhe përvojës në kuadër të sezonit të ardhshëm. 

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 73 306

info.tirana(at)fes.de
 

Kthehu në fillim