Java që sapo lamë u mbyll me protesta të fuqishme anembanë Europës. Serbët, hungarezët dhe gjeorgjianët dolën masivisht në rrugë, duke theksuar një prirje rajonale të qytetarëve që kërkojnë reforma demokratike dhe jetë dinjitoze. Ato kundërshtojnë korrupsionin e kthyer në sistem, njehsimin e shtetit me pushtetin dhe kalcifikimin e jetës politike.
Që prej nëntorit të 2024-ës, Serbia është përfshirë nga protesta të gjera kundër korrupsionit, të shkaktuara fillimisht nga shembja tragjike e çatisë së një stacioni hekurudhor në Novi Sad, që rezultoi në 15 viktima. Kjo ngjarje, që i atribuohet neglizhencës dhe korrupsionit të pushtetit, ndezi zemërimin e publikut. Lëvizja, e udhëhequr kryesisht nga studentët e universiteteve, ka paralizuar jo vetëm jetën universitare, duke rrokur një mbështetje të madhe popullore. Këmbëngulja dhe përmasat e këtyre protestave, më të mëdhatë që nga koha kur Aleksandar Vučić erdhi në krye të punëve të vendit në vitin 2012, kanë nxitur një ndjenjë solidariteti mes të rinjve nga Lubjana në Podgoricë, nga Zagrebi në Athinë.
Studentët në Serbi kërkojnë që ajo të bëhet një vend demokratik ku sundon e drejta dhe jo kulti i një individi. Të zhgënjyer nga politika dhe qëndrimet e zyrtarëve të BE-së, në mbështetje të pushtetit të presidentit Vučić për më shumë se 12 vjet, bie në sy fakti se studentët nuk valëvisin flamujt e BE-së nëpër protesta. Megjithëse Parlamenti Europian miratoi në shkurt të vitit të kaluar një rezolutë kritike për mungesën e standardeve në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në Serbi në dhjetorin e 2023-ës, praktikisht asnjë masë nuk është marrë. BE-ja vijoi ta trajtonte pushtetin e Aleksandar Vučić sikur të mos kishte ndodhur asgjë.
Po kështu, mund të thuhet se procesi i bisedimeve për anëtarësimin e Serbisë në BE është kthyer në një farsë, ku asnjëra prej palëve nuk e ka seriozisht. Megjithëse i nisur zyrtarisht në 2014-ën, për nga standardet demokratike dhe vlerat që mishëron, Serbia është më larg se ç’ishte para fillimit të bisedimeve për anëtarësim. Thënë ndryshe, politika e ledhatimit ndaj Serbisë ka dështuar, pasi në harkun kohor të një dekade, ajo nuk është bërë më demokratike, nuk pranon pasojat dhe realitetin e pasluftës në ish-Jugosllavi. Dhe për pasojë, nuk është më paqësore dhe më e besueshme ndaj fqinjëve.
Në Gjeorgji protestat e kanë zanafillën tek mungesa e zgjedhjeve të lira, dominimi i jetës politike dhe ekonomike nga një parti në pushtet që prej vitit 2012. Beteja për përcaktimin europian dhe raportet e ndërlikuara me Rusinë janë elementë të rëndësishëm të krizës gjeorgjiane. Shkëndija që ndezi valën e protestave ishin zgjedhjet parlamentare të diskutueshme të tetorit 2024. Ashtu sikurse në rastin e zgjedhjeve parlamentare të Serbisë, muajin e kaluar Parlamenti Europian miratoi një rezolutë kritike ndaj mungesës së standardeve zgjedhore në Gjeorgji, duke kërkuar në të njëjtën kohë, vendosjen nën sanksione të zyrtarëve të rangut të lartë të përfshirë në minimin e proceseve demokratike.
Si kundërpërgjigje ndaj rezolutës, kryeministri Irakli Kobakhidze njoftoi pezullimin e bisedimeve të pranimit të Gjeorgjisë në BE deri në fund të vitit 2028, sikundër refuzimin e ndihmës dhe instrumenteve financiare të BE-së (granteve dhe kredive) që, sipas tij, përdoret si levë presioni. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se qeveria e tij do të vazhdojë të zbatojë reformat e kërkuara për anëtarësim dhe se ende planifikon që Gjeorgjia të anëtarësohet në BE brenda vitit 2030.
Megjithëse një vend kandidat për anëtarësim në BE, që prej dhjetorit të vitit 2023, standardet demokratike kanë shënuar kthim pas. Legjislacioni që synon frenimin e ndikimit të huaj, kryesisht në radhët e OJF-ve dhe kritikëve të pushtetit, konsiderohet si vazhdim i trajektores së çimentimit të pushtetit.
Në dallim nga serbët, gjeorgjianët valëvisin flamujt e BE-së nëpër protesta, duke besuar si ne ballkanasit dikur se, duke u afruar më shumë me BE-në do të jenë në gjendje të mbrojnë më mirë disa standarde dhe vlera demokratike, të cilat BE-ja i mishëron.
Nga ana tjetër, protestat në Hungari janë tregues të funksionimit të pamjaftueshëm të elementëve demokratikë të sistemit edhe kur je anëtar i BE-së, apo nën mbikëqyrje nga strukturat europiane në raport me sundimin e së drejtës. Që prej vitit 2010 në Hungari kemi të bëjmë me dominimin e një partie që kontrollon pothuajse të gjitha levat e pushtetit, ekonomisë dhe mediave.
Mirëpo së fundmi, pushteti absolut i Viktor Orbán është tronditur, si pasojë e kundërshtimeve në rritje. Hungarezët po protestojnë kundër korrupsionit dhe kufizimit të lirive dhe të drejtave. Lëvizja e re opozitare e drejtuar nga Péter Magyar, dikur njeri i rrethit të afërt të Orbán, sot denoncuesi kryesor i skandaleve korruptive, ka arritur të mobilizojë protesta masive popullore. Si kundërpërgjigje Orbán ka propozuar ndryshime kushtetuese që synojnë frenimin e ndikimit të huaj, veçanërisht duke synuar OJF-të dhe mediat që marrin fonde ndërkombëtare. Ai i konsideron këto entitete si kërcënime ndaj sovranitetit kombëtar, një veprim që kritikët e perceptojnë si vazhdim i përpjekjeve për të mbytur disidencën dhe për të konsoliduar më tej pushtetin.
Megjithëse vende me karakteristika, gjeografi dhe histori të ndryshme politike, e përbashkëta e tyre qëndron në faktin se pushteti është fituar në mënyrë legjitime, jo me dhunë. Por, me kalimin e kohës dhe sidomos për shkak të jetëgjatësisë së pushtetit, janë shkelur kufizimet që mbajnë në këmbë një sistem demokratik. Pak a shumë në të tri vendet është përdorur një truk i vjetër: fillimisht predikohet ligji për të fituar pushtetin, pastaj përdoret pushteti për të shtrembëruar apo shpërfillur ligjin.
Gjithashtu, rastet e mësipërme na tregojnë se pavarësisht nëse je kandidat apo anëtar i BE-së, procesi i transformimit demokratik jetësohet falë kontributit, ushtrimit të përgjegjësive dhe vigjilencës së qytetarëve, për të mos lejuar prodhimin e një pushteti që nuk kontrollohet dot.
Jetëgjatësia në pushtet dhe çmontimi një e nga një i mekanizmave të kontrollit dhe ekuilibrit të pushtetit shitet si diçka normale që ka të bëjë me efektivitetin e qeverisjes dhe të mirën e popullit. E vetmja gjë që kufizon pushtetin është vullneti i mirë i tij, çka nuk ka lidhje me përkufizimin e demokracisë. Sepse, siç thotë me të drejtë politologu Adam Pševorski: “Demokracia është një sistem ku disa gjëra duhen lënë të hapura për një shans që demokracia të përmbushë emrin e saj”.
Protestat në Europë, edhe nëse nuk e korrigjojnë në vetvete deficitin demokratik të jetës politike, janë një mundësi për shkundjen e stabilokracisë dhe hapjen e një rruge që çon në gjetjen e balancave të reja politike e shoqërore.
Situatat e përshkruara më sipër, pavarësisht dallimeve që kanë të bëjnë me veçantinë e secilit vend, në thelb të kujtojnë fabulën e famshme të Goethe-s “Nxënësi i magjistarit”, ku tregohet se si një magjistar ia beson drejtimin e punishtes së tij një nxënësi të ri duke i dhënë disa detyra. Nxënësi vendosi t’ia lehtësojë punën vetes duke përdorur një nga magjitë e magjistarit por që rezultoi në përmbytjen e punishtes. Nxënësi u detyrua t’i lutej për ndihmë magjistarit dhe vetëm falë ndihmës së tij përmbytja u ndal. Mësimi që del prej fabulës së shkruar shekuj më parë është i qartë: pushteti duhet të ushtrohet në mënyrë të kontrolluar, ndryshe sjell fatkeqësi.
Prandaj, erërat që po fryjnë në Europë na tregojnë se njerëzit nuk janë më të gatshëm të tolerojnë shkeljen e normave demokratike në këmbim të disa të mirave materiale që ata vlerësojnë. Ata po shkundin themelet e pushtetit jetëgjatë, duke luftuar për demokracinë dhe refuzuar çdo kompromis që nuk i shërben të ardhmes.
Rr. Kajo Karafili Nd-14, Hyrja 2, Kati 1 Tiranë, Albania
+355(0)4 22 50 986
info.tirana(at)fes.de
This site uses third-party website tracking technologies to provide and continually improve our services, and to display advertisements according to users' interests. I agree and may revoke or change my consent at any time with effect for the future.
These technologies are required to activate the core functionality of the website.
This is an self hosted web analytics platform.
Data Purposes
This list represents the purposes of the data collection and processing.
Technologies Used
Data Collected
This list represents all (personal) data that is collected by or through the use of this service.
Legal Basis
In the following the required legal basis for the processing of data is listed.
Retention Period
The retention period is the time span the collected data is saved for the processing purposes. The data needs to be deleted as soon as it is no longer needed for the stated processing purposes.
The data will be deleted as soon as they are no longer needed for the processing purposes.
These technologies enable us to analyse the use of the website in order to measure and improve performance.
This is a video player service.
Processing Company
Google Ireland Limited
Google Building Gordon House, 4 Barrow St, Dublin, D04 E5W5, Ireland
Location of Processing
European Union
Data Recipients
Data Protection Officer of Processing Company
Below you can find the email address of the data protection officer of the processing company.
https://support.google.com/policies/contact/general_privacy_form
Transfer to Third Countries
This service may forward the collected data to a different country. Please note that this service might transfer the data to a country without the required data protection standards. If the data is transferred to the USA, there is a risk that your data can be processed by US authorities, for control and surveillance measures, possibly without legal remedies. Below you can find a list of countries to which the data is being transferred. For more information regarding safeguards please refer to the website provider’s privacy policy or contact the website provider directly.
Worldwide
Click here to read the privacy policy of the data processor
https://policies.google.com/privacy?hl=en
Click here to opt out from this processor across all domains
https://safety.google/privacy/privacy-controls/
Click here to read the cookie policy of the data processor
https://policies.google.com/technologies/cookies?hl=en
Storage Information
Below you can see the longest potential duration for storage on a device, as set when using the cookie method of storage and if there are any other methods used.
This service uses different means of storing information on a user’s device as listed below.
This cookie stores your preferences and other information, in particular preferred language, how many search results you wish to be shown on your page, and whether or not you wish to have Google’s SafeSearch filter turned on.
This cookie measures your bandwidth to determine whether you get the new player interface or the old.
This cookie increments the views counter on the YouTube video.
This is set on pages with embedded YouTube video.
This is a service for displaying video content.
Vimeo LLC
555 West 18th Street, New York, New York 10011, United States of America
United States of America
Privacy(at)vimeo.com
https://vimeo.com/privacy
https://vimeo.com/cookie_policy
This cookie is used in conjunction with a video player. If the visitor is interrupted while viewing video content, the cookie remembers where to start the video when the visitor reloads the video.
An indicator of if the visitor has ever logged in.
Registers a unique ID that is used by Vimeo.
Saves the user's preferences when playing embedded videos from Vimeo.
Set after a user's first upload.
This is an integrated map service.
Gordon House, 4 Barrow St, Dublin 4, Ireland
https://support.google.com/policies/troubleshooter/7575787?hl=en
United States of America,Singapore,Taiwan,Chile
http://www.google.com/intl/de/policies/privacy/