Monday, 20.06.2016

FES - 25 Vjet në Shqipëri

FES ka bërë tashmë një rrugë të gjatë në Shqipëri e cila korespondon me pluralizmin në vend.

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

FES ka shoqëruar shoqërinë Shqiptare në 25 vjet të transizionit dhe përpiqet të investojë në zhvillimin e mjedisit social-ekonomik përmes rritjes së kapaciteteve/trajnimeve, studimeve, strategjive, rrjetëzimit, delegacioneve të ndërsjella në Gjermani e Shqipëri, dokumentave politikë, mbështetjes së drejtpërdrejtë dhe bashkëpunimit me organizata të shoqërise civile, institucioneve publike e private, sindikatave, organizatave rinore, medias, etj. Demokratizimi i jetës politike dhe sociale në Shqipëri vazhdon të jetë angazhimi jonë për të ardhmen.

Biografia e Friedrich Ebert u publikua nga FES në gjuhën Shqipe me rastin e celebrimit të përvjetorit të FES-it në Shqipëri. Filozofia e Friedrich Ebert është shumë aktuale në zhvillimin social demokratik dhe principet e tij duhet të konsolidohen në vendin tonë.

Me këtë qëllim, në datë 20 Qershor 2016 organizuam një event fokusuar mbi

“25 Vjet vlera të social demokracisë në diskursin Shqiptar”.

Aktiviteti u mirëprit nga Z. Frank Hantke, Drejtor i FES në Tiranë dhe Znj. Anke Holstein, Zv. Ambasadore e Republikës së Gjermanisë në Shqipëri.

Personalitete të tillë si Z. Ilir Meta, Kryetar i Kuvendit, Z. Servet Pëllumbi, Kryetar i Kuvendit 2002 – 2005, Arbjan Mazniku, Nën-kryetar i Bashkisë së Tiranës, Valter Ibrahimi, Këshilltar i Presidentit të Republikës, Lediana Fratari, Fondacioni për Liri e Demokraci, deputetë të Parlamentit Shqiptar, anëtarë të forumeve rinore politike, gazetarë të njohur, kolegë të KAS dhe HSS në Tiranë, të ambasadës Gjermanë, GIZ, KfW etj.

Prof. Dr. Rexhep Meidani, President i Republikës së Shqipërisë 1997 – 2002 ndau me të pranishmit eksperiencën e tij si president dhe si një figurë e mirënjohur politike në Shqipëri. Nëpërmjet fjalimit të tij, Z. Brenton Kotorri, një aktivist i ri dhe përkthyes i biografisë së Friedrich Ebert, mundësoi për audiencën një energji rinore për të ardhmen e demokracisë dhe demokratëve në Shqipëri.

Në këtë aktivitet morën pjesë më shumë se 150 pjesëmarrës, mes tyre politikanë të lartë në vend, deputetë të parlamentit, aktorë të shoqërisë civile, sindikatave, akademikë dhe përfaqësues të think tank-eve si dhe shumë partner të FES-it.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de