Nëse do të duhet të shpjegojmë me një fjali rezultatin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni, mund të thuhet se progresistët dhe liberalët humbën përballë konservatorëve, në atë që mund të konsiderohet si ballafaqimi më i rëndësishëm zgjedhor i vitit në Europë.
Si në shumë demokraci europiane, rezultati na tregon një komb të ndarë thuajse në mes midis konservatorëve dhe progresistëve, midis nacionalizmit dhe internacionalizmit liberal. Dhe një brez të ri të tradhëtuar nga qendra demokratike, që gjithnjë e më shumë e sheh veten tek e djathta apo e majta ekstreme. Një rezultat, që megjithëse është i ngushtë, ngjan me një brisk të hollë, thellësisht përçarës.
Dy vjet më parë, koalicioni shumëngjyrësh i udhëhequr nga ish Presidenti i Këshillit Europian dhe një prej veteranëve të politikës polake Donald Tusk, i dha fund pushtetit tetë-vjeçar të partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi. Qeveria Tusk parashtroi dy përparësi të mëdha: (i) rivendosjen e besimit të publikut në institucionet demokratike; (ii) zbutjen e polarizimit politik e shoqëror. Në të dyja duket se dështoi.
Historia e Europës ka plot shembuj të transformimit politik drejt demokracisë, si nga autoritarizmi i krahut të djathtë (Portugali, Spanja, Greqia) ashtu edhe nga komunizmi (ish-Blloku Lindor) ose nacional-socializmi (Gjermani, Austri). Por, tejkalimi i një sistemi joliberal që u çimentua gjatë viteve në pushtet të partisë konservatore Ligj dhe Drejtësi, në një mënyrë liberale, ishte një territor i pashkelur, që në rastin e Polonisë u shoqërua me sfida më të mëdha se në rastet e mëparshme.
Me rikthimin në pushtet në vitin 2023, qeveria Tusk paraqiti një plan reformash që synonin ‘rivendosjen e demokracisë liberale’ dhe kthimin e Polonisë në zemër të zgjimit gjeopolitik të Europës për t'u përballur me kërcënimin e shtuar rus. Pavarësisht mbështetjes që erdhi nga Komisioni Europian dhe shfuqizimit të masave shtrënguese që BE-ja kishte vendosur ndaj Polonisë, për moszbatimin e standardeve të shtetit të së drejtës, dy pyetje mbeten pa përgjigjë në rrugëtimin e qeverisë Tusk: Mbi çfarë baze duhet të bëhet rindërtimi institucional? A justifikon situata e jashtëzakonshme mjete të pazakonta, apo mjete që testojnë kufijtë e legjitimitetit?
Tek përgjigjet e pyetjeve të mësipërme mund të gjenden edhe një pjesë e arsyeve se përse kandidati i koalicionit qeveritar, kryetari i Bashkisë së Varshavës Rafał Trzaskowski, nuk arriti të bindte shumicën e votuesve dhe ç’është më shqetësuese shumicën e të rinjve, që të përqafonin agjendën pro-europiane dhe liberale.
Karol Nawrocki një figurë e panjohur dhe pa eksperiencë politike e ndërkombëtare, arriti të fitojë besimin e shumicës së polakëve, përmes një rrëfimi të përqendruar në vlerat konservatore, sovranitetin dhe mbrojtjen e traditave polake.
Përplasjet mes dy kampeve kryesore politike në Poloni ngjasojnë me lavjerrësin që herë shkon para e herë shkon pas. Edhe pse qeveria është përgjegjëse për përcaktimin e politikës së jashtme, të mbrojtjes dhe ekonomisë, presidenti ushtron veton mbi legjislacionin kyç, duke përfshirë buxhetin dhe politikën e emërimeve në fushën e sigurisë, mbrojtjes dhe drejtësisë.
Duke pasur parasysh fuqitë e vetos së presidentit, sikundër kampet politike të ndryshme që presidenti dhe qeveria përfaqësojnë, mund të thuhet se përplasja e hidhur midis tyre, medias dhe pjesëve të shoqërisë që i mbështesin ato, do të vazhdojë e pandërprerë deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të vitit 2027. Të gjitha lëvizjet në politikën polake do të orientohen për nga këto zgjedhje, duke e bërë bashkëjetesën politike midis presidentit dhe qeverisë gjithnjë e më të vështirë.
Si një anëtar kyç i BE-së dhe NATO-s, sherret e brendshme në Poloni mund të kenë ndikim në kapacitetin e BE-së dhe NATO-s për t'u përballur me kërcënimin rus. Në këtë situatë të re politike, marrëdhëniet polako-ukrainase do të shërbejnë si letër lakmuesi. Presidenti i ri kundërshton anëtarësimin e Ukrainës në NATO dhe BE, duke shënuar një ndarje me qëndrimin e kahershëm të Polonisë. Kjo mund të dobësojë aleatët në vijën e parë, të cilët, e kanë konsideruar përpjekjen e Ukrainës për anëtarësim në strukturat euro-atlantike si një përparësi strategjike afatgjatë.
Me interes pritet gjithashtu pozicioni i Polonisë brenda këtyre organizatave në raport me SHBA-të, kur dihet se presidenti i zgjedhur u mbështet nga SHBA-të dhe madje u prit në Shtëpinë e Bardhë në prag të zgjedhjeve, ndërkohë që rivali i tij u mbështet nga udhëheqësit kryesorë europian.
Deri tani Polonia është shfaqur si një avokate e zëshme për forcimin e bazës industriale të mbrojtjes të BE-së, që nënkupton forcimin e autonomisë strategjike të Europës dhe rritjes së bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes. Presidenti i ri pritet të konfirmojë qëndrimin e vazhdueshëm të Polonisë, duke përfshirë shpenzimet e mbrojtjes dhe modernizimin ushtarak, pasi lidhja e tij e ngushtë me SHBA-të sugjeron mbështetje të fortë për NATO-n.
Në të njëjtën kohë, ai ka të ngjarë të mbështesë ndihmën ushtarake për Ukrainën, pasi fitorja e Ukrainës është jetike për interesat e Polonisë. Gjithsesi, mbetet të shihet se cila do të jetë qasja e tij në rast se politika e Presidentit Trump për të shkëputur Rusinë nga Kina do të realizohet në praktikë me çdo çmim (përfshirë edhe Ukrainën).
Presidenti i ri pritet të sfidojë agjendën e institucioneve mbikombëtare të BE-së duke përforcuar rrëfimin sovranist të partisë konservatore nga rradhët e të cilave vjen. Edhe pse qeveria polake është përgjegjëse për përcaktimin e qëndrimeve në BE, presidenti ka ndikim në formësimin e opinionit publik. Ndërsa presidenti Nawrocki mund të mos jetë në të njëjtën gjatësi vale me kryeministrin hungarez Viktor Orbán dhe atë sllovak Robert Fico, duke pasur parasysh dallimet e konsiderueshme rreth Rusisë, ata ka të ngjarë të jenë aleatë në formësimin e opinioneve dhe qëndrimeve alternative brenda BE-së.
Thënë ndryshe, për Europën, ky rezultat do të thotë se një nga vendet e saj kryesore, veçanërisht kur bëhet fjalë për mbrojtjen europiane, të ardhmen e Ukrainës dhe përballjen me kërcënimin rus, do të jetë një partner më i dobët dhe më pak i bashkuar, si në BE ashtu edhe në "koalicionin e vullnetit" të përbërë nga ‘trekëndëshi i Weimar’ (Gjermani, Francë, Poloni) dhe Mbretëria e Bashkuar.
Vështruar në një plan më të gjerë përtej kontekstit polak, ky rezultat është dëshmi e krizës me të cilën përballen forcat që i mëshojnë demokracisë liberale me mendësinë e Luftës së Ftohtë. Një humbje për liberalizimin. Ndarja e thellë në Poloni pasqyron një prirje në të gjithë Perëndimin që ka të bëjë me dobësimin e koalicioneve të qendrës demokratike që dikur mbështesnin qeverisjen liberale, veçanërisht në dekadat pas rënies së Murit të Berlinit.
Mirëpo, gjeopolitika e pas rënies së Murit të Berlinit, zbehu mjetin kryesor që mbante në këmbë liberalizmin: avantazhin e qartë përkundrejt kundërshtarëve joliberal. Asokohe, ngjitësi që e mbante këtë koalicion të bashkuar nuk ishte qëndrueshmëria dhe kohezioni i brendshëm, por diferenca me armikun e jashtëm.
Institucionet mbikombëtare dhe qeverisja teknokratike, shpesh të izoluara nga llogaridhënia e drejtpërdrejtë demokratike, shiheshin si forca stabilizuese, thelbësore për sigurinë dhe prosperitetin afatgjatë. Sakrificat e kërkuara nga demokracia liberale pranoheshim si më të preferueshme sesa kostot e dorëzimit ideologjik. Sot nuk shihen më si të tilla.
Në librin e sapo botuar “Çfarë mësova prej jush”, ish-kryenegociatori i BE-së për Brexit, dhe një prej politikanëve më të spikatur francez Michel Barnier, drejtimin nga Ursula von der Leyen të Komisionit Europian e përshkruan si “prirje autoritariste”. Ndërsa Komisionin Europian, si thellësisht burokratik, centralizues dhe të pandjeshëm ndaj interesave të qytetarëve. Kur një konstatim i tillë vjen prej një politikani të nivelit të lartë europian, është i kuptueshëm dividenti politik që grumbullohet nga parti konservatore apo populiste në shumë vende të BE-së, në emër të interesit kombëtar, traditës dhe sovranitetit.
Koalicionet që promovojnë demokracinë liberale nuk janë thjesht viktimë e elektoratit të pakënaqur, por gjithashtu vuajnë nga mungesa e një oferte bindëse për trajtimin e njëmendtë të refomave që kanë të bëjnë me demokracinë dhe shtetin e së drejtës, pabarazitë ekonomike që vijnë si rezultat i zhvendosjes së vendeve të punës të shkaktuara nga globalizmi dhe zhvillimi i vrullshëm teknologjik, ankthi dhe pasiguria që shkakton mungesa e një qëndimi të qartë e parimor rreth migrimit, ndryshimeve shoqërore dhe të ardhmes të projektit europian, në një mjedis gjeopolitik asgjësues.
Është kjo arsyeja që në një pjesë të mirë të vendeve me të kaluar totalitare, liberalizmi nuk shihet më si një sistem vlerash e parimesh të fituar e mbrojtur me mund, por si një ideologji hipokrite që i shërben mbijetesës politike të elitave. Prandaj, më shumë sesa një triumf i forcave konservatore, zgjedhjet presidenciale në Poloni janë një humbje për forcat e qendrës demokratike. Qëndrueshmëria e demokracisë liberale do të varet nga gadishmëria e tyre për të përqafuar një vizion të besueshëm të asaj që që mund të ofrojë demokracia liberale në kushtet që imponon koha.
MBI AUTORIN
Ditmir Bushati, ish Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, ish deputet në Kuvendin e Shqipërisë.
Rr. Kajo Karafili Nd-14, Hyrja 2, Kati 1 Tiranë, Albania
+355(0)4 22 50 986
info.tirana(at)fes.de
This site uses third-party website tracking technologies to provide and continually improve our services, and to display advertisements according to users' interests. I agree and may revoke or change my consent at any time with effect for the future.
These technologies are required to activate the core functionality of the website.
This is an self hosted web analytics platform.
Data Purposes
This list represents the purposes of the data collection and processing.
Technologies Used
Data Collected
This list represents all (personal) data that is collected by or through the use of this service.
Legal Basis
In the following the required legal basis for the processing of data is listed.
Retention Period
The retention period is the time span the collected data is saved for the processing purposes. The data needs to be deleted as soon as it is no longer needed for the stated processing purposes.
The data will be deleted as soon as they are no longer needed for the processing purposes.
These technologies enable us to analyse the use of the website in order to measure and improve performance.
This is a video player service.
Processing Company
Google Ireland Limited
Google Building Gordon House, 4 Barrow St, Dublin, D04 E5W5, Ireland
Location of Processing
European Union
Data Recipients
Data Protection Officer of Processing Company
Below you can find the email address of the data protection officer of the processing company.
https://support.google.com/policies/contact/general_privacy_form
Transfer to Third Countries
This service may forward the collected data to a different country. Please note that this service might transfer the data to a country without the required data protection standards. If the data is transferred to the USA, there is a risk that your data can be processed by US authorities, for control and surveillance measures, possibly without legal remedies. Below you can find a list of countries to which the data is being transferred. For more information regarding safeguards please refer to the website provider’s privacy policy or contact the website provider directly.
Worldwide
Click here to read the privacy policy of the data processor
https://policies.google.com/privacy?hl=en
Click here to opt out from this processor across all domains
https://safety.google/privacy/privacy-controls/
Click here to read the cookie policy of the data processor
https://policies.google.com/technologies/cookies?hl=en
Storage Information
Below you can see the longest potential duration for storage on a device, as set when using the cookie method of storage and if there are any other methods used.
This service uses different means of storing information on a user’s device as listed below.
This cookie stores your preferences and other information, in particular preferred language, how many search results you wish to be shown on your page, and whether or not you wish to have Google’s SafeSearch filter turned on.
This cookie measures your bandwidth to determine whether you get the new player interface or the old.
This cookie increments the views counter on the YouTube video.
This is set on pages with embedded YouTube video.
This is a service for displaying video content.
Vimeo LLC
555 West 18th Street, New York, New York 10011, United States of America
United States of America
Privacy(at)vimeo.com
https://vimeo.com/privacy
https://vimeo.com/cookie_policy
This cookie is used in conjunction with a video player. If the visitor is interrupted while viewing video content, the cookie remembers where to start the video when the visitor reloads the video.
An indicator of if the visitor has ever logged in.
Registers a unique ID that is used by Vimeo.
Saves the user's preferences when playing embedded videos from Vimeo.
Set after a user's first upload.
This is an integrated map service.
Gordon House, 4 Barrow St, Dublin 4, Ireland
https://support.google.com/policies/troubleshooter/7575787?hl=en
United States of America,Singapore,Taiwan,Chile
http://www.google.com/intl/de/policies/privacy/