Imagjinoni një të ardhme më të mirë duke përqafuar histori nga e kaluara.

Rrugëtim historik i pesë figurave të majta të sjella nëpërmjet videove prezantuese! Reflektim për të ardhmen duke qymtuar të shkuarën! Histori të cilat na ushqejnë me informacion mbi debatet politike aktuale, normat, vlerat dhe orientimet.

 

“Demokracia kërkon demokratë” është motoja e Friedrich Ebert dhe Petro Marko, Sejfulla Malëshova, Isuf Luzaj, Skënder Luarasi dhe Musine Kokalari, ishin disa prej tyre. Janë histori njerëzore me qasje të ndryshme politike por me një ëndërr: Një Shqipëri më të mirë!

Jetet e tyre patën drama, sakrifica, ëndrrat e tyre nuk arritën dot të bëhen realitet në kohët që jetuan, por një gjë është e sigurt, ata i dhanë ngjyra një realiteti të errët të sistemit komunist.

Këto figura politike të historisë sonë, të cilat nuk janë të vetmet, por vetëm disa prej tyre, na ofrojnë një arsenal konceptual të së majtës duke na orientuar në arsyetimin e saj dhe duke na ankoruar në retorikën e saj.

Diskursi i tyre politik shërben si një lente përmes së cilës mund të lexojmë historinë dhe të shohim botën dje, por dhe sot e nesër. Këto figura ndihmojnë në ndërtimin e hartës së shoqerisë së majtë e cila plotësohet në çdo kohë dhe historia i tregon.

Gjatë aktivitetit të mbajtur në mjediset e Kinema “Millennium”, dhe pas prezantimit të videove të cilat përshkruajnë jetët politike të pesë figurave tona, një panel prej katër të ftuarish, Znj. Stine Klapper, Drejtoreshë e Fondacionit “Friedrich Ebert”, Z. Edon Qesari, historian dhe bashkautor i studimit, “E majta” – Mendimi politik/Profile Biografike, Znj. Linda Kokalari, Familjare e Musine Kokalarit dhe Z. Ditmir Bushati, politikan me nje identitet të theksuar ideologjik, trajtuan jetët e personaliteteve tona, duke reflektuar mbi ideologjitë e kohës.

Petro Marko, Sejfulla Malëshova, Isuf Luzaj, Skënder Luarasi dhe Musine Kokalari, kanë shumë për të na mësuar dhe mbeten një model inspirues për të rinjtë dhe jo vetëm.

Për më shume informacion, mund të ndiqni videot ilustruese në link-et e mëposhtme:

 

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de