Wednesday, 19.09.2018 - Kinema "Millennium"

"Intervistë me Diktatorin"

"Intervistë me Diktatorin": Një mundësi për të rinjtë të dinë më shumë rreth ish-diktatorit Enver Hoxha

Rezistenca Qytetare: Niveli i njohjes së historisë nga shqiptarët në aspektin e emergjencës kombëtare.

 

Foto: FES Tiran

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Rezistenca Qytetare ne bashkepunim me Fondacionin Friedrich Ebert prezantoi ne date 19 Shtator 2018 dokumentarin e shkurtër "Intervistë me Diktatorin" në ambientet e Kinema Millennium në kryeqytet. Ky material synon të paraqesë përmes formave të reja të komunikimit dhe inovacionit publik, të vërtetat historike rreth jetës, mënyrës së tij të pushtetit dhe mjeteve që e shndërruan Enver Hoxhën në një nga diktatorët më të egër të ish vendeve komuniste. Autori i kësaj interviste, Migen Qiraxhi, theksoi se ne, bashkepunetoret e Rezistencës Qytetare besojmë se vendi ynë do të bëhet më mirë nëse qytetarët njohin historinë, pasi historia na jep mundësinë për të ndërtuar një të ardhme më të mirë duke mos përsëritur gabimet e se kaluares. Në sistemin e arsimit parauniversitar, në ditët e sotme kursi i historisë është bërë çështje zgjedhje për studentët, ndërsa universitetet po mbyllin departamentet e historisë për shkak të politikave të gabuara që po ndjekin në këtë drejtim. Nga ana tjetër, sipas raportit të OSBE-së, 42% e shqiptarëve mendojnë se diktatori Enver Hoxha pati një ndikim pozitiv në historinë e vendit, shprehet përfaqësuesi i Rezistencës Qytetare. Vendi ynë është në një situatë emergjente kombëtare, sa i përket historisë, pasi të gjithë aktorët shtetërorë dhe civilë kanë dështuar në misionin e tyre për të informuar brezin e ri. Ne jemi një vend ku historianët dhe arkeologët e rinj mungojnë, ku gjurmët ilire janë zbuluar nga kompanitë e ndërtimit të HPP dhe njerëzit nostalgjikë e ringjallin Enver Hoxhën dy herë në vit me flamuj të tij, thuhet në deklaratën e Rezistencës. Të gjithë aktorët duhet të jenë të vetëdijshëm për këtë situatë, të gjejnë strategjinë e duhur të komunikimit me publikun, duke përdorur gjuhën e të rinjve dhe informacionin që është me interes për publikun dhe shoqërinë shqiptare. Përfaqësuesi i FES, znj. Jonida Smaja ishte gjithashtu pjesë e takimit dhe theksoi rëndësinë që duhet të ketë rishikimi i historisë në sytë e të rinjve të Shqipërisë, në mënyrë që të mos përsëriten gabimet e së kaluarës. Ky material vjen si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë të Rezistencës Qytetare me Fondacionin Gjerman Friedrich Ebert në Tiranë. 

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de