- Home Office

"Jeto qytetin tënd!"

Përfundoi trajnimi 3 ditor për koordinatorët lokal, pjesë e nismës "Jeto qytetin tënd!", e cila zbatohet nga Kongresi Rinor Kombëtar në bashkëpunim me Fondacionin Friedrich Ebert.

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Trajnimi konsistoi në ngritjen e kapaciteteve të 12 koordinatorëve lokal për 12 qarqet e Shqipërisë, në vazhdimësi të punës që është bërë deri më tani për krijimin e Planeve Lokale të Veprimit për Rininë.
Deri në fund të vitit koordinatorët lokal do të angazhohen për hartimin 12 Masterplaneve të Punësimit, dokumente strategjike në nivel lokal që kanë synim t’i shërbejnë nxitjes së punësimit të të rinjve në 12 qytete të vendit. 
Zhvillimi i projekt propozimeve, ngritja e fondeve, marrëdhëniet publike dhe forcimi i rrjetit janë temat e trajtuara përgjatë ditëve të trajnimit. Njohuritë e përftuara do të përkthehen në nisma konkrete dhe aktivitete ku kryefjalë do të jetë punësimi i të rinjve.
Ndonëse në një format ndryshe online në Zoom koordinatorët u shprehën entuziast për vazhdimin e punës dhe aktiviteteve të rradhës. 
Fuqizimi i të rinjve vazhdon të jetë ndër prioritetet e punës sonë dhe bashkëpunimi FES - KRK në 2020 do jetë në funksion të këtij qëllimi. 

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de