Saturday, 17.09.2016 - Wednesday, 21.09.2016 - Voskopojë

Kampi Rinor 2016

Më 17 deri në 21 Shtator Foundacioni Friedrich-Ebert në Tiranë organizoi në Voskopojë, Shqipëri, për herë të pestë Together in Europe – Kampi për të rinj në Voskopojë mbi "Perspektivat Social demokrate", në të cilën morrën pjesë rreth 55 të rinj nga Mali i Zi, Maqedonia, Kosova, Serbia, Bosnja dhe Shqipëria.

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Qëllimi i këtij kampi ishte që të ofrojë një hapësirë për të rinjtë nga vende të ndryshme të Ballkanit, në të cilën ata mund të mësojnë në mënyrë interaktive parimet kryesore të social demokracisë, të diskutojnë për bashkëpunimin rajonal mes të rinjve, të shkëmbejnë mendime mbi problemet sociale, papunësinë e të rinjve, arsimin, krijimin e rrjeteve më të mira, për të përmirësuar mirëkuptimin reciprok dhe diversitetin kulturor.

Folës të njohur u ftuan për të prezantuar dhe diskutuar me pjesëmarrësit temat e ndryshme që lidhen me demokracinë sociale. Frank Morawitz, përfaqësues i Zyrës së Rinisë Franko-Gjermane (OFAJ / DJFW) foli për komunikimin ndërkulturor në Ballkanin Perëndimor. Defina Peci, përfaqësuese e shoqërisë civile të Shqipërisë për RYCO dha një prezantim të detajuar mbi themelimin e Zyrës Rajonale për Bashkëpunimin Rinor. Genci Kojdheli Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Punësimit (SHKP) foli për Vizionin e Social Demokracisë, si dhe në lidhje me demokratë të njohur si Willy Brandt ose Olof Palme. Ardian Hackaj, Drejtor i "Bashkëpunim dhe Zhvillim" foli për neoliberalizmit dhe sfidat e saj në një shoqëri social demokrate.

Pjesëmarrësit u përfshinë edhe në grupe të ndryshme pune, lojra politike dhe rrahje idesh, për zhvillimet e ardhshme të vendeve të tyre dhe të rajonit në përgjithësi, si dhe bashkëpunimi me Bashkimin Evropian / RYCO dhe mbështetjen e të rinjve në Ballkan.

Në përfundim, është e rëndësishme të theksohet se ky aktivitet ka rezultuar të jetë shumë i rëndësishëm dhe i frytshëm për pjesëmarrësit, duke njohur më mirë njëri-tjetrin dhe realitetet e vendeve, kulturën, situatën ekonomike dhe sfidat e të rinjve, për të krijuar një dialog konstruktiv dhe të kuptojnë se problemet e tyre nuk janë të ndryshme nga njëri-tjetri.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de