Wednesday, 05.07.2017 - Thursday, 06.07.2017 - Kombëtar në qendrën rinore - Tiranës.

Kongresit Rinor Kombëtar V

Edhe këtë vit Fondacioni Friedrich Ebert ka mbështetur evenimentin vjetor të Kongresit Rinor Kombëtar. Me datat 5 dhe 6 Korrik 2017 u mbajt eventi i pestë të Kongresit Rinor Kombëtar në qendrën rinore të Tiranës.

Foto: FES Tirana

Ky event konsistoi në dy ditë të plota punimesh, ku dita e parë ishte një ditë suksesi për mbi 80 organizata, grupe rinore joformale dhe forume rinore të partive politike të pranishme nën ombrellën e Kongresit. Sinergjia pozitive e krijuar, diksutimet cilësore dhe prurjet e reja interesante sollën një atmosferë frymëzuese për gjithë punën që do vijojë në muajt në vazhdim.

Dita e parë u hap me një fjalim hyrës të drejtoreshës ekzekutive të Kongresit Rinor Kombëtar , Dafina Peci, dhe presidentit aktual Ilir Gerdupi. Z. Wulf Lapins, drejtor i Fondacionit Friedrich Ebert, përshëndeti të pranishmit në këtë aktivitet.

Paneli i parë i diskutimit konsistoi në rolin e strukturave kombētare rinore në fuqizimin rinor dhe konektivitetin si dhe bashkëpunimin rajonal rinor si një trend multidimensional. Ky panel mirëpriti panelistët Tobias Kock dhe Jochen Rummenhöller nga Këshilli Federal Rinor Gjerman, Milica Skiljevic nga Këshilli Rinor Kombëtar në Serbi, Besart Lachi nga Këshilli Rinor Kombëtar i Maqedonisë, Liridon Iberhysaj nga Këshilli Qëndror i Veprimit Rinor - Kosovë dhe Dimitrije Jovicevic, përfaqësues rinor i Malit të Zi në Bordin Drejtues të RYCO-s, nën moderimin e Bekim Shehut.

Paneli i dytë konsistoi në prezantimin e raportit të deritanishëm mbi iniciativen “Rezoluta e Rinisë” dhe të gjetjeve kryesore të dala nga 12 qarqet e Shqipërisë mbi Arsimin, Punësimin Rinor, Sigurinë Sociale, Hapësirat Publike dhe Integrimi. Ky panel i zhvilloi diksutimet nën kujdesin e ekspertëve që e kanë ndjekur iniciativën e Rezolutës së Rinisë që në gjenezë: Blerina Balla, Neshat Zeneli, Marjan Lukani, Rigels Xhemollari dhe Gentiola Madhi, nën moderimin e Xhulio Nikollit.

Paneli i tretë vijoi me shpalosjen e iniciativave lokale të mbështetura nga KRK me panelistë Armela Pengili nga Act for Society, Mona Xhexhaj nga European Movement Albania, Amarildo Topi nga Citizens Channel, Dritan Sakuta nga Liburnetik dhe Megi Haxhi nga You Care, nën moderimin e Enxhi Mahmutit. Dita e parë u mbyll me panairin e profileve të të gjitha subjekteve rinore në Kongres, ku secili pati mundësi të shpalosë fokusin profesional dhe punën e përditshme në komunitet. Ditën e dytë u zhvilluan gjithashtu edhe zgjedhjet e reja për Bordin Drejtues si dhe për Presidentin të Kongresit Rinor Kombëtar. 

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de