Studiues te veprës së Musinesë ishin të pranishëm në kofenrencë me referimet e tyre shkencore. Studiues nga Maqedonia, Kosova, Gjermania e Shqipëria dhanë një këndvështrim interesant e të thelluar mbi veprën e saj.
Konferencën “Musine, Muza ime” e përshëndeti dhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Znj. Voltana Ademi e cila vlerësoi lartë figurën e saj jo vetëm për krijimtarinë letare por, dhe mbi të gjitha, atë politike.
Rektori i Universitetit të Shkodrës, Z. Adem Bekteshi, theksoi se figura e Musinesë mbart vlera të çmuara që ende nuk janë vendosur në panteonin e kujtesës së shoqërisë sonë.
Kjo konfrencë e organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, vjen në vazhdën e nje serie aktivitetesh për promovimin e vlerave shoqërore, kulturore dhe politike të Musine Kokalarit.
Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania