Wednesday, 11.03.2015

Në gjurmët e nje Modeli Social Evropian…

Në datën 11 Mars 2015, Fondacioni Friedrich Ebert (FES) në bashkëpunim të ngushtë me ACFR, AIIS, AMI, CDI/ShetiWeb, IDK dhe IDM, institute studimi elitare në vend, organizuan Konferencën: Shqiptarët dhe Modeli Social Evropian.

Foto: FES Tirana / Welcome Speech

Foto: FES Tirana / Mr. Erion Veliaj, Minister of Social Welfare

Foto: FES Tirana / Mr. Kastriot Sulka, Head of Department of Work and Social Affais

Foto: FES Tirana / Drejt një ripërcaktimi të kontratës sociale (Sashenka Lleshaj, Alba Cela)

Foto: FES Tirana / Administrata Publike në Shqipëri midis politikës dhe qytetarit (Elona Dhembo)

Foto: FES Tirana / Demokracia e brendshme në partitë politike shqiptare (Afrim Krasniqi, Ardian Hackaj)

Foto: FES Tirana / Conference followers

Kjo konferencë u përshëndet nga Z. Erion Veliaj, Ministër i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë dhe nga Z. Kastriot Sulka, Drejtues i Departamentit të Punës dhe Cështjeve Sociale në Partinë Demokratike. Të dy folësit ndanë pikëpamjet e grupit parlamentar që përfaqesojnë në lidhje me përshtatjen e një modeli social evropian në Shqipëri. Organizatorët mirëpriten ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë të lartë të ambasadave në vend, politikanë, akademikë, përfaqësues nga administrata publike, shoqeria civile dhe media.

Fokusi i kësaj konference ishte lancimi tri publikimeve të rëndesishme, në kuadër të projektit afatgjatë Shqiptarët dhe Modeli Social Evropian, te cilat shpalosin pikepamjet e tri aktorëve kryesore në këtë proces: të qytetarëve, te administratës publike dhe te partive politike:

Ndër gjetjet kryesore të këtyre publikimeve janë:

Cfare kërkojnë Shqiptarët?

Një ekonomi tregu ku shteti të jetë me social dhe më aktiv në rolin e tij si rregullator

Cili është profili i Administratës Publike Shqiptare?

Një administratë që manifeston karakteristika të karrierave të paqëndrueshme, me karrierë mesatarisht të shkurtër; veçanërisht e njëanshme kundrejt të rinjve dhe burrave dhe me nje ndikimi te madh nga politika. Megjithatë, ekziston një tendencë e përgjithshme, në rritje e administratës publike për të përmirësuar raportet dhe shërbyer qytetarëve si klientë, duke pritur në kthim vlerësim dhe mirënjohje.

A janë partitë politike promotor të vlerave demokratike?

Anetarët e partive politike ofrojnë argumenta se procedurat dhe strukturat skicohen në atë formë që i përshtatet interesit të figurës së liderit partiak, duke demonstruar dhe një mungese të kultures së dialogut politik.

Më pas u organizuan disa tryeza diskutimesh ku pjesëmarrësit ndanë pikëpamjet e tyre rreth mundësive dhe sfidave të adaptimit të një modeli të tille, jo vetëm me synim për të aderuar në Bashkimin Evropian, por për të krijuar nje model social në dobi të shoqerisë aktuale dhe brezave në vijim.

Kjo konferencë ishte sipari i nje sërë aktivitetesh në vijim që do të përqendrohen në debatin publik rreth Shqiptarëve dhe Modelit Social Evropian.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 73 306

info.tirana(at)fes.de
 

Kthehu në fillim