Saturday, 22.02.2020 - Saturday, 22.02.2020 - Tirana International Hotel

“Një kontinent – një e ardhme: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor”

Tiranë, më 22 shkurt 2020 u organizua konferenca me titull: “Një kontinent – një e ardhme: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor”. Kjo konferencë u organiza nga tre fondacione, përkaqesisht, Fondacioni “Friedrich Ebert (FES)”, Fondacioni “Qemal Stafa” (FQS) dhe Fondacioni për Studime Progresiste Europiane (FEPS).

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Personalitete të politikës në Shqipëri, rajon dhe Bruksel u bënë bashkë për të ndarë kryefjalën e kësaj konference, atë të perspektivës Evropiane të Ballkanit.

Isabel Santos, reporterja e Parlamentint Evropian për Shqipërinë, vjen për herë të parë në Shqipëri pas marrjes së detyrës, për të treguar mbështjetjen e saj në rrugën Evropiane të Shqipërisë.

Largimi i barrierave dhe përkrahja për zgjerimin, ishte fokusi i diskutimeve të mbajtura nga personalitete politike vëndase, ballkanit dhe BE-së.

Me rëndësi të lartë e gjen këtë konferencë Kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama. “Është e qartë se procesi po bëhet akoma më i vështirë dhe teknik për vëndet aspiruese. Kjo është dhe arsyeja përse Shqipëria ka bërë hapa përpara për hapjen e negociatave”, u shpreh Kryeministri Rama në fjalën e tij.

Me interes të lartë e gjetën këtë konferencë dhe deputetë të parlamentit Shqiptar si dhe të vëndeve të tjera si Kroacia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Hungaria, Parlamenti Evropian, etj.

“Zgjerimi i BE-së drejt Ballkanit mbetet thelbësor për demokracinë në Evropë, për paqen dhe solidaritetin. Është një detyrë e jona për të vepruar... ne jemi në këtë rrugë sëbashku”, u shpreh Stine Klapper, drejtoresha e FES në Tiranë, në fjalën e saj.

Shprehim mirënjohjen për fondacionet simotra, FQS dhe FEPS për këtë bashkëpunim cilësor dhe mbetemi të angazhuar në procesin e rëndësishëm dhe thelbësor për Shqipërinë, atë të Integrimit Evropian.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de