Nxitja e rolit të të rinjve shqiptarë në qeverisjen e mirë

Rinia mund të luajë një rol kyç në qeverisjen e mirë të një demokracie pasi të miratojë instrumentet e nevojshme për përfshirje.

Pikërisht me këtë shtrirje Fondacioni Friedrich Ebert, në bashkëpunim me Kongresin Kombëtar Rinor, prezantoi manualin "Të rinjtë si partnerë në qeverisjen e mirë" - një udhëzues për instrumentet ligjore për përfshirje dhe transparencë në politikëbërjen rinore. Objektivi i këtij aktiviteti ishte informimi i të rinjve mbi instrumentet ligjore që mund të përdorin për të siguruar pjesëmarrjen e tyre si mobilizues socialë në proceset e politikëbërjes dhe vendimmarrjes. Pjesëmarrësit u përfshinë me padurim në diskutimet në lidhje me ligjet shqiptare për të drejtën e informimit (nr. 119/2014), konsultimin publik (nr. 146/2014) dhe bashkëqeverisjen (nr. 107/2021). Rritja e ndjeshmërisë qytetare tek të rinjtë në lidhje me përdorimin e mjeteve ligjore për informim, konsultim dhe monitorim të politikave publike janë elementë të rëndësishëm për promovimin e qeverisjes së mirë, transparencës dhe llogaridhënies së autoriteteve publike.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de