Pjesëmarrësit e rinj në Elbasan mësojnë si të bëjnë fushatë në mënyrë efektive

Në datat 25-27 qershor 2021, FES në bashkëpunim me FRESSH dhe Bashkinë Elbasan, organizuar trajnimin 3 ditor me titull: “Si të menaxhojmë një fushatë të suksesshme”.

Objektivi i trajnimit është rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve për rëndësinë e planifikimit, promovimit, si dhe përdorimit të mjeteve dixhitale në organizimin e fushatave të suksesshme politike ose dhe sociale, dhe analizën e tyre.

Trajnerët, Dritan Mezini, Edlira Mali dhe Daniel Guçe ndanë me pjesëmarrësit informacion të detajuar mbi aplikimin e strategjive të marketingut në realizimin e fushatave të suksesshme, përdorimin e mjeteve dixhitale në një fushatë (Canva, CRM, Canvassing, Zoom, etj.). Të rinjtë pjesëmarrës u ndanë në grupe pune që në nisje të trajnimit dhe në fund të tij, ishin të aftë të prezantonin fushatat e tyre të cilat u fokusuan në çështje sociale si ato të mbrojtes së të drejtave të fëmijëve, në mbrojtje të kafshëve, realizuan një plan për një fushtatë politike, etj.

Z. Gledian Llatja, kryetar i Bashkisë Elbasan dhe Z. Adi Qose, sekretar i përgjithshem i FRESSH-it motivuan pjesëmarrësit për një angazhim cilësor të të rinjve në akitivitete publike, sociale, ekonomike e politike si një nga format kryesore të reagimit rinor për fenomene të ndryshme sociale.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de