- Web-Seminar

Politika rinore lokale – Masterplanet e punësimit

Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë dhe afatgjatë në iniciativen „Jeto qytetin tënd“, Fondacioni Friedrich Ebert në bashkëpunim me Kongresin Rinor Kombëtar zbatuan përgjatë vitit 2020 projektin "Politika rinore lokale – Masterplanet e punësimit“, me fokus nxitjen e punësimit të të rinjve në 12 bashki të vendit.

Foto: FES Tirana

Programi vjetor filloi me ngritjen e kapaciteteve të 12 koordinatorëve lokal për planifikimin strategjik dhe u pasua me 12 takime konsultative online. Keto takime sollën bashkë organizatat rinore në 12 bashki, vendimmarrësit lokal nga këshillat bashkiak dhe administratat e bashkive, ekspertë lokal dhe kombëtar, përfaqësues të zyrave të punës dhe partnerë të cilët kanë qenë aktiv në fushën e punësimit përgjatë vitit e më gjerë. Vëmendja u përqëndrua në të dhënat dhe incentivat lokale, kërkesat e të rinjve, sfidat dhe mundësitë për krijimin e mikroklimës mbi nxitjen e punësimit.

Faza e dytë e këtij projekti mundësoi realizimin e workshop-it strategjik me ekspertë të njohur të fushës së punësimit dhe ekonomisë. Ky workshop kontribuoi në përmbajtjen dhe orientimin e 12 masterplaneve të punësimit. Përgjatë tij skuadra e projektit përfitoi informacion dhe analizë të thelluar mbi kuadrin ligjor kombëtar dhe ndërkombëtar të nxitjes së punësimit, strategjitë dhe planet ekzistuese të veprimit, fondet në dispozicion dhe qasjen shumëpalëshe, trendet e punësimit, sipërmarrjen dhe rolin e institucioneve lokale në kornizën e punësimit të të rinjve.

12 masterplanet e punësimit për rininë kanë ngritur themelet e nje bashkëpunimi afatgjatë midis strukturave rinore dhe institucioneve. Ato gjithashtu ofrojnë një tablo të mirë të dhënash, analizë dhe planifikim konkret për nxitjen e punësimit të të rinjve në nivel lokal.

Për më shumë informacion, ju lutem shkarkoni planet e punësimit në linkun e mëposhtëm:

krk.al/local-youth-policy-master-employment-plans/

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de