Botimi i barometrit më të fundit të sigurisë shqiptare thekson sesa thelbësore është siguria për ruajtjen e normalitetit ekonomik dhe shoqëror, veçanërisht gjatë pandemisë. Për të dytin vit radhazi, Fredrich Ebert Stiftung mbështeti anketën kombëtare “Barometri i Sigurisë Shqiptare” 2020 (BSSH) në bashkëpunim me Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes. Gjetjet e studimit u prezantuan në një tryezë të rrumbullakët të organizuar në platformën ZOOM në 9 mars 2021.
Edicioni i fundit i Barometrit ofron informacion të ri mbi perceptimin e publikut mbi çështjet e sigurisë në dritën e pandemisë COVID-19 së bashku me të dhënat mbi përkatësinë fetare. BSSH-ja është një burim i rëndësishëm për politikëbërësit dhe aktorët e interesuar për përmirësimin e funksionit të institucioneve të sigurisë dhe rritjen e besimit ndërmjet qytetarëve shqiptarë. Qëllimi i aktivitetit ishte krijimi i një platforme për të diskutuar rezultatet e sondazhit dhe për të pasur një debat më të informuar mbi sigurinë në Shqipëri.
Në fjalën hapese Drejtoresha e FES-it, Zyra e Tiranës, znj. Stine Klapper, theksoi rëndësinë e BSSH-se në shoqëritë demokratike dhe aspektet shumëdimensionale të dispozitave të sigurisë në kontekstin aktual. Ajo vuri në dukje se pandemia COVID-19, e cila ka prekur çdo aspekt të jetës së përditshme në të gjitha nivelet shoqërore, është ilustrimi më i mirë i këtij shumëdimensionaliteti të sigurisë.
Znj. Klapper gjithashtu nënvizoi se të dhënat e ofruara janë shumë informuese. Ato japin informacione në lidhje me shumë dimensione të sigurisë ndërsa botimi i dytë i Barometrit bën të mundur vëzhgimin e trendeve të opinionit publik ndër vite. Ajo vuri në dukje se Barometri i pajis vendimmarrësit shqiptarë, profesionistët dhe aktorët e tjerë të interesuar me një panoramë gjithëpërfshirëse për të diskutuar formulimin dhe dispozitat e politikave të sigurisë.
Drejtori i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, Arjan Dyrmishi, foli për rëndësinë dhe natyrën unike të barometrit. Ai theksoi faktin se barometri është një produkt i rrallë kërkimor në Shqipëri pasi paraqet politikën e sigurisë dhe dispozitat e sigurisë nga këndvështrimi i qytetarëve në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe sistematike.
Z. Dyrmishi i kushtoi vëmendje të veçantë të dhënave të reja të mbledhura në lidhje me fenë. Ai përmendi që Barometri i vitit 2020 përfshin edhe 10 pyetje shtesë që lidhen me përkatësinë fetare. Të dhënat në lidhje me përkatësinë fetare kanë qenë një çështje e diskutueshme në Shqipëri në të kaluarën. Informacioni i mbledhur nga censusi e vitit 2011, i cili është i vetmi census për të mbledhur informacion në lidhje me përkatësinë fetare në Shqipëri që nga viti 1938, është debatuar gjerësisht nga komunitetet fetare.
Rëndësia e këtyre të dhënave u theksua gjithashtu nga Dr. Eduard Zaloshnja, metodolog i Barometrit, i cili nënvizoi vlefshmërinë e këtyre të dhënave dhe shtoi se Barometri gjithashtu ofron informacion në lidhje me praktikimin e fesë.
Në fjalën e saj, Kryetarja e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare, Ermonela Felaj, përgëzoi prezantimin e edicionit të dytë të Barometrit dhe e vlerësoi FES-in për mbështetjen e këtij projekti. Ajo theksoi vlerën e padiskutueshme që sjellin studime të kësaj natyre dhe se si ato mund të drejtojnë debatin mbi formulimin e politikave të sigurisë. Znj. Felaj shprehu keqardhjen që Barometri i vitit 2019 nuk mori vëmendjen e merituar gjatë vitit 2020 për shkak të shpërthimit të pandemisë Covid-19. Ajo u shpreh se do të donte të shihte që ai të përdorej për të angazhuar Komisionin Parlamentar të Sigurisë Kombëtare dhe institucionet e sigurisë drejt debatit të duhur.
Ajo u ankua se debati mbi sigurinë mbetet i kufizuar në Shqipëri. Ajo gjithashtu shfrytëzoi rastin për të prekur çështjet rregullatore dhe praktike parlamentare që kontribuojnë për kufizimin e debatit mbi sigurinë edhe brenda Parlamentit. Në këtë kontekst, znj. Felaj theksoi se botimet e tilla si BSSH-ja mund të kontribuojnë gjithashtu për përmirësimin e praktikave parlamentare në lidhje me debatin e sigurisë.
Z. Ralph Gjoni, deputet i opozitës në Parlament, e vlerësoi shumë Barometrin dhe theksoi shumëdimensionalitetin e sigurisë. Ai theksoi rëndësinë e tij dhe nevojën për të parë më thellë në dimensione specifike bazuar në gjetjet e tij. Ai mori si shembull perceptimin e rritur pozitiv të publikut shqiptar ndaj Turqisë, Kinës dhe vendeve arabe krahasuar me një vit më parë dhe nevojën për të ditur më shumë pse ekzistojnë prirje të tilla. Ai gjithashtu vlerësoi studimin për të dhënat e ofruara mbi përkatësinë fetare.
Në mënyrë të ngjashme, znj. Elona Gjebrea, deputete e Parlamentit nga shumica në pushtet, përgëzoi Barometrin për kontributin për përmirësimin e njohurive lidhur mbi atë që qytetarët mendojnë për sigurinë dhe për ofrimin e mundësisë për të përmirësuar debatin mbi politikën e sigurisë. Ajo përgëzoi FES-in për mbështetjen e këtij projekti dhe Qendrën për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes për punën e mirë për shpërndarjen e këtij edicioni të dytë.
Më poshtë jepen disa rekomandime të bëra nga folësit dhe pjesëmarrësit gjatë takimit:
· Të nxiten diskutime mbi gjetjet e Barometrit 2020 me një audiencë më të gjerë, duke pasur parasysh që siguria është një ndër funksionet themelore të shtetit dhe një shërbim i rëndësishëm publik për qytetarët;
· Të forcohet bashkëpunimi me deputetët e Komisionit Parlamentar të Sigurisë Kombëtare dhe deputetët e tjerë të Parlamentit të Shqipërisë, për të trajtuar çështje dhe qasje në lidhje me legjislacionin dhe politikat në drejtim të monitorimit të veprimtarisë së institucioneve të sigurisë duke forcuar përgjegjësinë e Parlamentit dhe deputetëve të tij;
· Të rritet ndërgjegjësimi duke organizuar diskutime në tryeza të rrumbullakët në institucionet akademike, duke përfshirë studentë dhe lektorë. Studentëve aktualisht u mungon njohuria dhe informacioni për çështje që lidhen me sigurinë dhe rendin publik.
· Të identifikohen çështjet dhe të kryehen analiza të thelluara, të temave që janë me interes për publikun e gjerë, të cilat pasqyrohen në Barometrin Shqiptar të Sigurisë 2020.
· Të vazhdohet mbështetja e këtij studimi për të krijuar një instrument dhe praktikë të qëndrueshme, për të kontribuar jo vetëm për një vlerësim sistematik të perceptimeve të qytetarëve mbi sigurinë, por edhe për të kryer një analizë dhe vlerësim krahasues të sfidave të reja, dinamike dhe të paparashikuara (siç ishte rasti me pandeminë COVID-19).
Rr. Kajo Karafili Nd-14, Hyrja 2, Kati 1 Tiranë, Albania
+355(0)4 22 50 986
info.tirana(at)fes.de
This site uses third-party website tracking technologies to provide and continually improve our services, and to display advertisements according to users' interests. I agree and may revoke or change my consent at any time with effect for the future.
These technologies are required to activate the core functionality of the website.
This is an self hosted web analytics platform.
Data Purposes
This list represents the purposes of the data collection and processing.
Technologies Used
Data Collected
This list represents all (personal) data that is collected by or through the use of this service.
Legal Basis
In the following the required legal basis for the processing of data is listed.
Retention Period
The retention period is the time span the collected data is saved for the processing purposes. The data needs to be deleted as soon as it is no longer needed for the stated processing purposes.
The data will be deleted as soon as they are no longer needed for the processing purposes.
These technologies enable us to analyse the use of the website in order to measure and improve performance.
This is a video player service.
Processing Company
Google Ireland Limited
Google Building Gordon House, 4 Barrow St, Dublin, D04 E5W5, Ireland
Location of Processing
European Union
Data Recipients
Data Protection Officer of Processing Company
Below you can find the email address of the data protection officer of the processing company.
https://support.google.com/policies/contact/general_privacy_form
Transfer to Third Countries
This service may forward the collected data to a different country. Please note that this service might transfer the data to a country without the required data protection standards. If the data is transferred to the USA, there is a risk that your data can be processed by US authorities, for control and surveillance measures, possibly without legal remedies. Below you can find a list of countries to which the data is being transferred. For more information regarding safeguards please refer to the website provider’s privacy policy or contact the website provider directly.
Worldwide
Click here to read the privacy policy of the data processor
https://policies.google.com/privacy?hl=en
Click here to opt out from this processor across all domains
https://safety.google/privacy/privacy-controls/
Click here to read the cookie policy of the data processor
https://policies.google.com/technologies/cookies?hl=en
Storage Information
Below you can see the longest potential duration for storage on a device, as set when using the cookie method of storage and if there are any other methods used.
This service uses different means of storing information on a user’s device as listed below.
This cookie stores your preferences and other information, in particular preferred language, how many search results you wish to be shown on your page, and whether or not you wish to have Google’s SafeSearch filter turned on.
This cookie measures your bandwidth to determine whether you get the new player interface or the old.
This cookie increments the views counter on the YouTube video.
This is set on pages with embedded YouTube video.
This is a service for displaying video content.
Vimeo LLC
555 West 18th Street, New York, New York 10011, United States of America
United States of America
Privacy(at)vimeo.com
https://vimeo.com/privacy
https://vimeo.com/cookie_policy
This cookie is used in conjunction with a video player. If the visitor is interrupted while viewing video content, the cookie remembers where to start the video when the visitor reloads the video.
An indicator of if the visitor has ever logged in.
Registers a unique ID that is used by Vimeo.
Saves the user's preferences when playing embedded videos from Vimeo.
Set after a user's first upload.
This is an integrated map service.
Gordon House, 4 Barrow St, Dublin 4, Ireland
https://support.google.com/policies/troubleshooter/7575787?hl=en
United States of America,Singapore,Taiwan,Chile
http://www.google.com/intl/de/policies/privacy/