Saturday, 24.11.2018 - Rogner Hotel Tirana

Qëndresa Qytetare shpall gjetjet e monitorimit: 73% e studentëve pranojnë korrupsionin në universitete

Fondacioni “Friedrich Ebert” në bashkëpunim të ngushtë me “Qëndresën Qytetare”, prezantuan ditën e shtunë, datë 24 Nëntor 2018 në një tryezë diskutimi gjetjet e monitorimit të korrupsionit në pesë universitete publike me praninë e përfaqësuesve të institucioneve të hetimit dhe parandalimit të korrupsionit si dhe akademikëve,studentëve, organizatave rinore, Anëtarëve të Parlamentit Shqiptar etj.

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Për raportin, u pyetën në total 640 studentë, 501 studentë të nivelit të studimit Bachelor dhe 139 studentë të nivelit Master.

Sipas gjetjeve të raportit 73% e studentëve të anketuar, pohojnë se korrupsioni është i pranishëm në universitetin e tyre, ndërsa 19% e studentëve nuk japin përgjigje, me arsyetimin se nuk kanë pasur prova të pranisësë fenomenit dhe vetëm 8% e mohojnë praninë e tij. Në raport krahësimor, Universiteti Politeknik i Tiranës shfaqet si më i korrupstuari në masën 80%, i ndjekur nga Universiteti Bujqësor me 77% prezencë të këtij fenomeni.

Studentët pranojnë që forma më e përhapur e korrupsionit në universitet është pagesa në këmbim të notës me 43%, ndjekur nga detyrimi për blerje librash dhe favoret seksuale.

Sa i përket shfaqëjes së punonjësve të administratës së universitetit në rolin e sekserit, Enkeleda Millonai, drejtuese e Prokurorisë Elbasan u shpreh; “Jo thjesht ndërmjetës dhe sekretarë, por ka arritur deri aty sa përdoren edhe lokalet, ku shkohen dhe lihen lekët te kamarierët”. “Në kodin penal, për sa i përket korrupsionit pasiv, pra për atë që akuzohet pedagogu, dënimet shkojnë nga 2 vjet në 8 vjet dhe studentët vetë ndëshkohen, në rastin kur kanë kryer korrupsionin aktiv nga 6 muaj deri në 3 vjet” përfundoi ajo.

Një e dhënë problematike sipas ekspertëve të pranishëm është fakti se 24% e studentëve të pyetur do të ishin të gatshëm për të ofruar rryshfet në këmbim të një rezultati më të mirë në provim dhe 14 % e tyre janë të lëkundur.

Ky tregues nxjerr në pah nevojën që institucionet e hetimit të intensifikojnë fushatat e ndërgjegjësimit me studentët për t’i distancuar ata nga këto veprime të antiligjshme, shprehet një nga rekomandimet e Qëndresës Qytetare.

Shkarko materialin pdf ketu 

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de