Friday, 27.05.2016 - Hotel Rogner, Tiranë

Qyteti për personat me aftësi të kufizuara - Endrra të barabarta, të drejta të barabarta

Friedrich-Ebert-Stiftung në bashkëpunim me Fondacionin Se Bashku dhe StudioArch organizuan tryezën e rrumbullakët "Qyteti për personat me aftësi të kufizuara".

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Kjo tryezë kishte për qëllim diskutimin e çështjes se aksesit për personat me aftësi të kufizuar, duke marrë si referencë për ilustrim kryeqytetin e vendit, Tiranën. Gjatë kësaj tryeze u promovua Broshura

"Qyteti për personat me aftësi të kufizuara - Endrra të barabarta, të drejta te barabarta".

Kjo broshurë është përgatitur nga një grup i ri arkitektësh të StudioArch dhe Fondacioni Se Bashku. Broshura tregon Tiranën si është sot në drejtim të aksesit për personat me aftësi të kufizuara dhe se si ajo duhet të jetë në mënyrë që të bëjë realitet përfshirjen dhe pjesëmarrjen e personave me aftësi të kufizuar.

Në tryezën e rrumbullakët folës ishte Znj. Ulla Schmidt, Zëvendës Presidente e Bundestagut gjerman dhe eksperte për çështjet e aftësisë së kufizuar. Gjithashtu Zëvendëskryetarja e Bashkisë së Tiranës, Znj. Brunilda Paskali ka marrë pjesë në mënyrë aktive dhe ka ndarë punën qe po bën Bashkia e Tiranës.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de