Rinia dhe Zgjedhjet 2021: Dhënia e zërit rinisë në procesin zgjedhor

Pjesëmarrja është një element thelbësor i qytetarisë në një shoqëri demokratike. Pjesëmarrja aktive e të rinjve në vendimmarrje dhe veprime në nivel lokal, rajonal dhe kombëtar është thelbësore në mënyrë që të ndërtohen shoqëri më demokratike dhe më gjithëpërfshirëse. Proceset e pjesëmarrjes e bëjnë vendimmarrjen më të pranueshme dhe rrisin konceptin e pronësisë midis qytetarëve dhe rrjedhimisht rrisin besimin tek organet vendimmarrëse.

Pavarësisht nga kjo lidhje e dukshme, përfshirja nuk ndodh mjaftueshëm dhe per rrjedhoje besimi në politikë është i ulët. Kjo mungesë besimi është e lidhur ngushtë me distancimin etë rinjve nga shteti dhe përfaqësuesit e tij, institucionet politike si edhe aktorët e tjere relevante.

Mosbesimi i të rinjve në politikën institucionale është parë si një problem i përhapur në të gjithë Evropën. Disa studime te fundit kanë konstatuar rënien e pjesëmarrjes në votime, uljen e numrave të anëtarësimit në partitë politike, interesin e ulët për politikën si edhe besimin e ulët të të rinjve në institucionet politike.

Për këtë arsye falë bashkëpunimit të ngushtëtë Friedrich-Ebert-Stiftung, Konrad-Adenauer-Stiftung dhe Kongresit Rinor Kombëtar, në partneritet me EuroNews, u krijua projekti Rinia dhe Zgjedhjet 2021.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij projekti ishte, nga njëra anë: 

  • Rritja e interesit dhe pjesëmarrjes së të rinjve në Zgjedhjet Qendrore 2021
  • Forcimi i tyre në ligjërimin publik dhe ndaj politikanëve
  • Lehtësimi i angazhimit të tyre me kandidatët

dhe ana tjetër, për të nxitur partitë politike dhe kandidatët

  • të pranojnë rëndësinë e përfshirjes së të rinjve
  • të japin informacion gjithëpërfshirës për platformat e tyre programore
  • të përfshihen në debate dhe dialog midis njëri-tjetrit dhe me votuesit e rinj.

Falë këtij projekti u zbatua një proces monitorimi shumëdimensional në lidhje me Zgjedhjet Qendrore, dhe të rinjtë u përfshinë drejtpërdrejt në debate aktive publike me kandidatët, përmes një emisioni televiziv të dedikuar. Ky projekt ofroi një pasqyrë të qartë të ofertave politike në lidhje me politikat publike të cilat prekin të rinjtë, interesat dhe kërkesat kryesore të tyre ndaj vendimmarrësve të ardhshëm të mundshëm.

Pas një proçesi rigoroz të përzgjedhjes së 12 të rinjve mes shumë aplikimesh, u mbajt Akademia e Edukimit Politik. Kjo Akademi shërbeu si një hap vendimtar drejt përgatitjes së të rinjve pjesëmarrës në program për performancën e tyre gjatë debateve televizive.

‘Udhëtimi’ për në Akademinë e Edukimit Politik u shoqërua nga ekspertë dhe lektorë të njohur në fusha të ndryshme politike, ekonomike dhe sociale. Kontributi i tyre konsistoi jo vetëm në njohuri, por edhe në burime reale informacioni, motivimi dhe idesh të ndërtuara gjatë përvojave të tyre në fushat përkatëse, që i shtynë të rinjtë pjesëmarrës në Akademinë e Edukimit Politik të maksimizojnë potencialin e tyre në debatet televizive.

Për herë të parë në historinë moderne të Shqipërisë kahet e kundërta dominuese në sferën politike ulen sëbashku për të debatuar me të rinjtë. Me realizimin e suksesshmëm të debateve televizive të puntatatave të RinVote, mund të thuhet me siguri se një epokë e re për politikbërjen por dhe për pjesëmarrjen rinore ka nisur në Shqipëri. Suksesi i edicionit të parë të projektit RinVote dhe vlerësimi i marrë nga audienca jo vetëm rinore kanë dhënë premisa për një edicion të dytë, më interesant dhe më të thelluar në çështjet politike që i përkasin edhe të rinjve.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 73 306

info(at)fes-tirana.org
 

back to top