Tuesday, 17.12.2019 - Tirana International Hotel

“Shoqëria Civile mbi Reformën Elektorale”

Në dt. 17 dhjetor 2019, Fondacioni “Friedrich Ebert” organizoi Forumin e “Shoqërisë Civile mbi Reformën Elektorale”.

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Pjesë e këtij forumi ishin përfaqësues të shoqërise civile, eksperte te sisteme zgjedhore, konsitucionalistë, juriste, si dhe anëtarë të komisionit parlamentar mbi reformën zgjedhore. Profesori i Oxfordit, Z. Stephen Whitefield u bë pjesë e këtij paneli dhe ndau me të pranishmit këndvështrime të ndryshme mbi aplikimiet e sistemeve zgjedhore dhe se si ato mund të përshtaten me politikat në vend.

Për t’u vlerësuar, ishte dhe prezenca në forum e një pjese të mirë të trupi diplomatik në Shqipëri, institucioneve ndërkombëtare dhe atyre të BE.

Fondacioni “Friedrich Ebert” e sheh të nevojshëm zërin e shoqërisë civile dhe kontributin e saj në përmirësimin e vazhdueshëm të vendit. Ndaj dhe krijimi i një platforme, ky aktorë të ndryshëm të shoqërisë ndajnë opinionet e qasjet e tyre, është me një rëndësi të veçantë për ne.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de