Sindikatat shqiptare prezantohen me konceptin "Gute Arbeit" për të përmirësuar kushtet e punës

Demokratizimi i sindikatave jo vetëm që forcon praninë e tyre si forcë krijuese në shoqëri, por gjithashtu ofron stimuj që punëtorët të përfshihen në to.

Sindikata gjermane Ver.di prezantoi konceptin e "Gute Arbeit" (Puna e Mirë) para sindikatave shqiptare në një seminar të organizuar nga Fondacioni Friedrich Ebert, zyra e Tiranës. Ver.di ka pasur një përvojë pozitive në Gjermani me zbatimin e konceptit si një mjet për të arritur qëllimet e tij. "Gute Arbeit" ndihmon në identifikimin e qartë të nevojave të anëtarëve të sindikatave me anë të një pyetësori, i cili më pas mund t'i komunikohet lehtësisht publikut dhe punonjësve në veçanti. Anëtarë të sindikatave shqiptare SRNSH, SPPTSH, SPASH, SKOT, KSSH, OPC, dhe
Solidariteti morën pjesë në trajnim. Veprimtaria doli të ishte një mundësi e shkëlqyer, veçanërisht për anëtarët e rinj të këtij grupi të gjerë sindikatash shqiptare, për t'u rrjetëzuar dhe shkëmbyer ide rreth sfidave aktuale në vendin e tyre të punës, në veçanti dixhitalizimin. Pjesëmarrësit ishin në gjendje të zhvillonin draftet e tyre të para të fushatave të marrëdhënieve me publikun. Gjatë seminarit u bë e qartë se sindikatat shqiptare duhet të rrisin vazhdimisht ndërgjegjësimin e tyre dhe të punëtorëve për rëndësinë e punës së sindikatave në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të tyre. Në këtë drejtim, shkëmbimi midis sindikatave gjermane dhe shqiptare - një përvojë që do të përsëritet në të ardhmen - ishte shumë e vlefshme për të ndihmuar sindikatat shqiptare të forcojnë rolin e tyre si aktorë të fortë të shoqërisë civile.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de