Tuesday, 04.02.2020 - Hotel Tirana Internacional

Vlerësimi pasuror i krimeve mjedisore në Shqipëri

EcoAlbania dhe Friedrich Ebert Stiftung organizuan më datë 4 Shkurt 2020, ora 10:00, në ambientet e Hotel Tirana Internacional, tryezën e rrumbullakët mbi prezantimin e nismës për hartimin e metodologjisë për vlerësimin pasuror të krimit mjedisor në Zonat e Mbrojtura në Shqipëri.

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Foto: FES Tirana

Kjo nismë synoi të përmirësojë mënyrën e vlerësimit të dëmëve mjedisore që shkaktohen nga veprat e kundërligjshme në Shqipëri duke i ardhur në ndihmë institucioneve ligj-zbatuese apo edhe organizatave të shoqërisë civile që operojnë në fushën e mbrojtjes së mjedisit.

Në kuadër të procesit të anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe si rezultat i disa detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Stabilizim-Asocijimit, Shqipëria ka bërë hapa përpara në përafrimin e kuadrit ligjior dhe institucional me atë të BE-së. Në këtë kuadër, edhe sektori i mjedisit ka pësuar një sërë ndryshimesh ligjore dhe institucionale. Koncepti më i ri, është cilësimi i dëmtimit të mjedisit, i cili konsiderohet si krim mjedisor dhe sanksionohet në Kodin Penal të ndryshuar në vitin 2019. Megjithatë zbatueshmëria e Kodit është një sfidë e madhe për shkak të mungesës së akteve nënligjore që do të përcktonin organet dhe procedurën e që duhet të ndiqet. Kuantifikimi i pasojave të krimit mjedisor nuk është një detyrë e lehtë. Aktualisht, boshllëqet në të dhëna përbëjë sfidën më të madhe. Megjithatë, në disa fusha specifike të dhënat e krimit mjedisor janë bërë të disponueshme dhe numrat janë ilustrues të dëmit të rëndësishëm. Një rast i tillë është prerja e paligjshme e pyjeve. Prerjet e paligjshme në pyje filluan të tërheqin vëmendjen publike në fund të viteve 90-të, si rezultat i ndikimeve negative ekonomike, sociale dhe mjedisore. Prerjet e paligjshme ndodhin kur zakonisht priten drurët, transportohen, blihen ose shiten në shkelje të ligjeve kombëtare dhe ndërkombëtare.

Prandaj Friedrich Ebert Stiftung së bashku me EcoAlbania realizuan studimin ne kuader te projektit “Vlerësimi pasuror i krimeve mjedisore në Shqipëri”.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de