Hapja e fjalimit të Presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen mbi Gjendjen e Unionit në Parlamentin Europian më 10 Shtator, 2025 me fjalët “Evropa është në një luftë”, mori titujt kryesorë të medias botërore, përfshirë edhe në Shqipëri. “Një luftë për një kontinent të plotë dhe në paqe. Për një Evropë të lirë dhe të pavarur. Një luftë për vlerat dhe demokracitë tona. Një luftë për lirinë tonë dhe aftësinë tonë për të përcaktuar fatin tonë për veten tonë”, vazhdoi ajo.
Kjo frazë goditi më shumë se zakonisht dhe u perceptua ndryshe nga herët e tjera, jo vetëm për shkak të luftës në Ukrainë dhe sulmeve të shtuara të Rusisë gjatë muajve të fundit - duke targetuar edhe përfaqësitë diplomatike të BE-së dhe Britanisë së Madhe në Kiev - por edhe sepse disa orë më herët nga fjalimi i saj, Rusia kishte shkelur hapësirën ajrore të Polonisë - e cila është hapësirë ajore e BE-së dhe NATO-s, me dhjetëra drone, të cilët u shkatërruan nga forcat mbrojtëse aleate. Cënimi i hapësirës ajrore të Polonisë dhe Rumanisë në vijim, shënojnë një përshkallëzim të paprecedentë të sigurisë evropiane. Këto zhvillime tregojnë se siguria e kontinentit është tashmë e sfiduar dhe se kërkohet një reagim i përbashkët.
Në këtë kontekst, fjalimi i von der Leyen për pavarësinë e Evropës (mbrojtja, teknologjia, energjia dhe liria për të zgjedhur fatin e saj), lidhet drejtpërdrejt me çështjen e zgjerimit - edhe pse ky i fundit zuri më pak hapësirë në fjalim dhe mori më pak vëmendje nga media.
Dhe kur flasim për zgjerimin, e thënë me fjalët e saj, flasim për ri-bashkimin e Evropës me vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë, ashtu sic ndodhi me rënien e Murit të Berlinit në 1989. “Sepse vetëm një Evropë e bashkuar dhe e ribashkuar mund të jetë një Evropë e pavarur. Një Bashkim më i madh dhe më i fortë është një garanci sigurie për të gjithë ne. Dhe sepse për Ukrainën, për Moldavinë, për Ballkanin Perëndimor - e ardhmja e tyre është në Bashkimin tone”,shtoi von der Leyen.
Ky mesazh është thelbësor pasi pavarësia dhe siguria e Evropës nuk kuptohen vetëm si mbrojtje ushtarake, por si integrim i hapësirës politike dhe institucionale në të gjithë kontinentin. Pra, zgjerimi nuk është i ndarë nga kjo përpjekje e përbashkët por ka një rol qendror. Duke integruar plotësisht vendet e Ballkanit Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë në strukturat e saj politike dhe të sigurisë, BE forcon edhe aftësinë e saj për të penguar dhe ndaluar (deterrence) kërcënimet që vijnë nga vende të treta.
Në këtë këndvështrim, zgjerimi tani duhet të kuptohet dhe pare si pjesë e garancisë dhe sigurisë së Evropës dhe jo si luks. Kjo, pasi vendet e rajonit janë tashmë pjesë e ekosistemit të sigurisë evropiane, me kontribute në NATO, në sanksionet ndaj Rusisë dhe në menaxhimin e migracionit.
Ndaj, pyetja e vërtetë që shtrohet në këtë moment nuk është nëse BE mund të absorbojë anëtarët e rinj duke ruajtur stabilitetin e vet institucional (pasi këtë e ka treguar me zgjerimin e madh në 2004), por nëse mund t’i lejojë vetes të përballojë koston e vonesës së integrimit të tyre në gjirin e vet.
Kontributet dhe sfidat e vendeve kandidate
Vendet e Ballkanit Perëndimor dhe Europës Lindore po kontribuojne tashmë realisht në sigurinë evropiane, duke vendosur në dispozicion kapacitete e tyre ushtarake.
Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut, si vende anëtare të NATOs kanë mbështetur Kievin me ndihma të konsiderueshme ushtarake, financiare dhe humanitare (tanke, helikopterë, municione, mjete të blinduara, etj). Ndërsa Serbia, edhe pse zyrtarisht ruan neutralitetin dhe refuzon të vendosi sanksione ndaj Rusisë duke përqafuar politikat e BE-së, sipas të dhënave deri në 2024 ka mundësuar në heshtje transferimin e municioneve të prodhuara në Serbi drejt Ukrainës me vlerë mbi 800 milionë euro. Ukraina është duke mbështetur vendet e BE-së në lidhje me ngritjen e kapaciteteve të prodhimit të dronëve, ndërsa Moldavia ka marrë pjesë aktivisht në takimet e mbrojtjes evropiane pavarësisht presionit të vazhdueshëm nga Rusia
Po ashtu, një tjetër aspekt i rëndësishëm i kontributit të këtyre vendeve ka të bëjë me rolin proaktiv të tyre në misionet paqeruajtëse ndërkombëtare. Kështu, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë kontribues të rregullt në EUFOR Althea në Bosnjë dhe Hercegovinë. Serbia ofron ekipe mjekësore dhe polici ushtarake për misionet paqeruajtëse të OKB-së nga Libani në Kongo duke qenë një nga kontribueset më të mëdha evropiane.
Megjithatë, rajoni mbetet i brishtë: protestat dhe polarizimi politik në Serbi; kriza institucionale në Bosnje dhe Hercegovinë, Kosova me mosonjohjen nga 5 vende të BE-së, nën sanksione nga BE dhe me Dialogun Strategjik me SHBA të pezulluar, dhe vetot e përsëritura ndaj Maqedonisë së Veriut pengojnë procesin. Shqipëria dhe Mali i Zi po avancojnë drejt integrimit, por ritmi i ngadaltë i reformave sjell zhgënjim publik.
Këto dobësi të vendeve të Ballkanit Perëndimor, përfshijmë këtu edhe Ukrainën në luftë dhe Moldavinë fqinje, përbëjnë rreziqe operative për sigurinë e Europës por nuk e zbehin rolin e tyre si aset mbrojtës.
Megjithatë, pavarësisht këtyre specifikave, shtetet kandidate në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Ukraina dhe Moldavia rezultojnë si një nga asetet mbrojtëse më të nënvlerësuara të Europes. Kjo, pasi këto vende me përjashtim të Serbisë e kanë përputhur politikën e jashtme dhe të sigurisë me të BE-së, sidomos kur flasim për sanksionet kundër Rusisë, pavarësisht kostove ekonomike dhe politike.
Gjithashtu, këto shtete kanë një bashkëpunim ekzistues në sigurinë energjitike dhe kibernetike, kundërterrorizmin, menaxhimin e emigracionit, etj. Pra, të integruara në ekonsistemin e sigurisë së Europës edhe pse mbeten formalisht jashtë Bashkimit Evropian.
Rishikimi i qasjes së zgjerimit.
Përballë kësaj situate, modeli aktual gradual i zgjerimit nuk është i mjaftueshëm. Në një shkrim të fundit për FES, ish Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati theksonte se “projekti i konsolidimit europian në rajonin tonë kërkon veprim vendimtar të dyanshëm dhe jo gradualizim për të çimentuar status quo-në”. Ndërsa në fjalimin e saj pak më vonë, Presidentja e Komisionit Evropian theksoi se kur bëhet fjalë në lidhje me zgjerimin, ai duhet të bazohet në meritë. Pra dukshëm, qasja ndaj procesit të zgjerimit mbetet graduale.
Megjithatë, urgjenca e sjellë nga situata e sigurisë dhe mbrotjes kërkon që modeli i zgjerimit të mund të rishikohet dhe BE-ja të mund të adoptojë një model integrimi të shtresëzuar me fokus mbrojtjen dhe sigurinë, dhe që mund të përfshijë:
Në këtë mënyre, kjo qasje edhe shpërblen shtetet kandidatë që kontribuojnë tashmë në sigurinë evropiane, ruan kushtet e vendosura për anëtarësim dhe përshpejton integrimin aty ku strategjikisht është imperative të ndodhi.
Edhe pse anëtarësimi në BE nuk ofron mbrojtje të ngjashme me nenin 5 të NATO-s, ai mund të uli dobësitë e Europës duke lidhur fort shtetet e Ballkanit Perëndomor, Ukrainës dhe Moldvaisë me orbitën e saj politike dhe ekonomike, dhe duke i dhënë mesazhin vendeve rivale se BE-ja po zgjerohet dhe po rrit stabilitetin e saj. Në këtë mënyrë, zgjerimi kthehet nga një premtim i largët në një instrument të menjëhershëm resilience të përbashkët.
Në fund, ideja e “Momentit të Pavarësisë” për të cilin flet von der Leyen testohet çdo ditë: nga fushatat hibride në Ballkanin Perëndimor te dronët mbi Poloni e Ukrainë.
Zgjedhja është e qartë. Europa mund të vazhdojë me qasjen gradualiste aktuale dhe të lërë zonat gri të ekspozuara - ose mund të veprojë vendosmërisht, duke integruar Ballkanin Perëndimor, Ukrainën dhe Moldavinë si pjesë të perimetrit të saj strategjik dhe të sigurisë.
MBI AUTORIN
Celik Rruplli, analist i medias me përvojë në spektrin mediatik shqiptar dhe të BE-së.
Rr. Kajo Karafili Nd-14, Hyrja 2, Kati 1 Tiranë, Albania
+355(0)4 22 50 986
info.tirana(at)fes.de
This site uses third-party website tracking technologies to provide and continually improve our services, and to display advertisements according to users' interests. I agree and may revoke or change my consent at any time with effect for the future.
These technologies are required to activate the core functionality of the website.
This is an self hosted web analytics platform.
Data Purposes
This list represents the purposes of the data collection and processing.
Technologies Used
Data Collected
This list represents all (personal) data that is collected by or through the use of this service.
Legal Basis
In the following the required legal basis for the processing of data is listed.
Retention Period
The retention period is the time span the collected data is saved for the processing purposes. The data needs to be deleted as soon as it is no longer needed for the stated processing purposes.
The data will be deleted as soon as they are no longer needed for the processing purposes.
These technologies enable us to analyse the use of the website in order to measure and improve performance.
This is a video player service.
Processing Company
Google Ireland Limited
Google Building Gordon House, 4 Barrow St, Dublin, D04 E5W5, Ireland
Location of Processing
European Union
Data Recipients
Data Protection Officer of Processing Company
Below you can find the email address of the data protection officer of the processing company.
https://support.google.com/policies/contact/general_privacy_form
Transfer to Third Countries
This service may forward the collected data to a different country. Please note that this service might transfer the data to a country without the required data protection standards. If the data is transferred to the USA, there is a risk that your data can be processed by US authorities, for control and surveillance measures, possibly without legal remedies. Below you can find a list of countries to which the data is being transferred. For more information regarding safeguards please refer to the website provider’s privacy policy or contact the website provider directly.
Worldwide
Click here to read the privacy policy of the data processor
https://policies.google.com/privacy?hl=en
Click here to opt out from this processor across all domains
https://safety.google/privacy/privacy-controls/
Click here to read the cookie policy of the data processor
https://policies.google.com/technologies/cookies?hl=en
Storage Information
Below you can see the longest potential duration for storage on a device, as set when using the cookie method of storage and if there are any other methods used.
This service uses different means of storing information on a user’s device as listed below.
This cookie stores your preferences and other information, in particular preferred language, how many search results you wish to be shown on your page, and whether or not you wish to have Google’s SafeSearch filter turned on.
This cookie measures your bandwidth to determine whether you get the new player interface or the old.
This cookie increments the views counter on the YouTube video.
This is set on pages with embedded YouTube video.
This is a service for displaying video content.
Vimeo LLC
555 West 18th Street, New York, New York 10011, United States of America
United States of America
Privacy(at)vimeo.com
https://vimeo.com/privacy
https://vimeo.com/cookie_policy
This cookie is used in conjunction with a video player. If the visitor is interrupted while viewing video content, the cookie remembers where to start the video when the visitor reloads the video.
An indicator of if the visitor has ever logged in.
Registers a unique ID that is used by Vimeo.
Saves the user's preferences when playing embedded videos from Vimeo.
Set after a user's first upload.
This is an integrated map service.
Gordon House, 4 Barrow St, Dublin 4, Ireland
https://support.google.com/policies/troubleshooter/7575787?hl=en
United States of America,Singapore,Taiwan,Chile
http://www.google.com/intl/de/policies/privacy/