“Zhvillimi i Qëndrueshëm si Mekanizëm Ndërhyrës / Roli i Rinisë Shqiptare”

Fondacioni “Friedrich Ebert” në bashkëpunim me Fondacionin “Qemal Stafa”, organizuan në datë 22 qershor 2021, në mjediset e Hotel Rogner konferencën me titull: “Zhvillimi i Qëndrueshëm si Mekanizëm Ndërhyrës / Roli i Rinisë Shqiptare”

Anëtarësimi në BE është përparësia kryesore dhe ambicia më e rëndësishme strategjike e Shqipërisë. Duke u mbështetur në procesin e integrimit evropian si qëllimi kryesor politik dhe zhvillimor, Republika e Shqipërisë ka përparuar drejt arritjes së Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm (OZHQ). Integrimi evropian dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë praktikisht të lidhur ngushtë dhe për këtë arsye strategjia e BE-së “Evropa 2020” është bazuar në shtyllat e arritjes së objektivave" ‘smart’, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës".

Pavarësisht procesit të reformimit, burimet njerëzore të Shqipërisë vazhdojnë të mos përdoren në mënyrë optimale, siç është e dukshme nga nivelet e ulëta të punësimit dhe pjesëmarrjes në fuqinë punëtore (veçanërisht për gratë dhe të rinjtë në zonat rurale) si dhe në nivelet e larta të migrimit të punës. Pothuajse 30% e të rinjve 15-29 vjeçarë në Shqipëri nuk janë të arsimuar, punësim ose trajnim (NEET) - gjë që ngre pyetje serioze në lidhje me perspektivat e këtij brezi. Përfitimi i mundësive të zhvillimit të Shqipërisë kërkon qasje gjithëpërfshirëse për punësimin/arsimin/migracionin/mbrojtjen sociale/shërbimet/zhvillimin rural, si dhe investimet e infrastrukturës dhe politikat makroekonomike dhe sektoriale që mundësojnë rritjen. Reformat e qeverisjes janë në zemër të procesit të aderimit në BE dhe janë prioritizuar si kryesore për adresimin e sfidave socio-ekonomike të vendit.

Të rinjtë dhe të rejat në këtë konferencë, patën mundësi të bisedonin nga afër me Ministren e Arimit, Sportit dhe Rinisë, Znj. Evis Kushi, Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, Z. Blendi Klosi, eskpertin e njohur të çështjeve mjedisore, Prof.Asoc.Dr. Mihallaq Qirjo, përfaqëesuesin e bisnesit “Ardeno” Z. Tonin Alia si dhe përfaqësueset e dy fondacioneve, Znj. Teuta Vodo dhe Znj. Jonida Smaja.

Kjo konferencë u ofrua si një mundësi për aktorët kryesorë në Shqipëri, bizneset dhe ekspertët për t'u përfshirë në një diskutim të sinqertë mbi sfidat përpara, se si të nxisin qasjen drejt zhvillimit të qëndrueshëm, punësimit të të rinjve dhe ndërtimit të kapaciteteve të tyre.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 73 306

info.tirana(at)fes.de
 

Kthehu në fillim