Dialogu social dhe zhvillimi ekonomik

FES-i bashkëpunon me aktorë të ndryshëm në fushën e ekonomisë dhe në këtë kuadër synon mbajtjen dhe fillimin e dialogjeve që kontribuojnë në balancimin e drejtë të interesave dhe në një rritje të qëndrueshme ekonomike. Megjithatë, vendi vazhdon të përballet me një transformim ekonomik, gjithashtu, mbetet ende një nevojë për të zbatuar reformat për të arritur produktivitet më të lartë, për të krijuar më shumë vende pune, për të përmirësuar shërbimet publike dhe mundësimin e një qeverisje të mirë. Për të siguruar efektet pozitive afatgjata, Shqipëria duhet të garantojë që rritja ekonomike të përkthehet dukshëm në një mirëqenie më të madhe të të gjithë popullsisë në të gjitha klasat dhe grupet shoqërore.

Ndërmjet partnerëve të tjerë, FES-i bashkëpunon ngushtë me sindikatat për të forcuar pozicionet e të gjithë punëtorëve në Shqipëri. Sindikatat kanë zgjeruar aktivitetet e tyre për mbrojtjen e punonjësve dhe marrëveshjet kolektive gjatë viteve të fundit. Megjithë se, deri më tani, ata kanë luftuar për të kapërcyer hendekun midis tyre, përsëri mbetet shumë për të bërë. Anëtarësimi i përgjithshëm i sindikatave në sektorin privat mbetet i ulët.

Qëllimi është të kemi partnerë social të fuqishëm dhe kompetentë që marrin përgjegjësinë për formimin aktiv të politikës ekonomike dhe sociale.

Bashkarisht planifikojmë dhe zbatojmë:

  • Workshop-e dhe tryeza dialogu
  • Vizita informative dhe shkëmbim ndërkombëtar
  • Konferenca publike

Publikime

Buxhetimi i përgjegjshvm gjinor

Buxhetimi i përgjegjshvm gjinor

Drejt një dimensioni më të ndjeshëm ndaj gjinisë në procesin e buxhetimit vendor
Tirana, 2024

Shkarko publikimin (13 MB, PDF-File)


Manual "Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e integrimit Evropian"

Teliti, Ersida

Manual "Sfidat e konsumatorit shqiptar në proçesin e integrimit Evropian"

Tirana, 2023

Shkarko publikimin (2 MB, PDF-File)


Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de