Wednesday, 27.06.2018 - Tirana International Hotel

“Transparenca dhe Menaxhimi Financiar në Universitetet Publike”

Fondacioni “Friedrich Ebert” në bashkëpunim me “Qëndresën Qytetare”, organizuan në datë 27 qershor 2018, në mjediset e Hotel Tirana International, tryezën e diskutimit mbi: “Transparencën dhe Menaxhimin Financiar të Universiteteve Publike”.

Foto: FES-Tirana

Foto: FES-Tirana

Foto: FES-Tirana

Kjo nismë, që lidhet ngushtësisht me reformën e aplikuar në arsimin e lartë, ka për qëllim të monitorojë autonominë dhe menaxhimin financiar të tre universiteteve, përkatësisht atë të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit për vitin akademik 2017 – 2018. Rritja e llogaridhënies dhe transparencës së universiteteve, mbetet sfida kryesore e projektit.

Përgjatë aktivitetit, përfaqësues të Këshillit të Lartë të Shtetit, Komisionit Parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, Avokatit të Popullit, Departamentit të Anti-korrupsionit në Policinë e Shtetit, senateve akademike, organizatave të studentëve dhe atyre të gazetarisë investigative, u angazhuan në diskutime aktive duke reflektuar mbi gjetjet e raportit. Duhet theksuar se, angazhimi i institucioneve të lartpërmendura ka qenë mjaft serioz deri më tani. Në gjetjet e raportit të monitorimit, ka mjaft të dhëna dhe fakte të cilat janë serioze dhe duhen ndjekur nga insitucionet publike shqiptare.

Angazhimi i Fondacionit “Friedrich Ebert” dhe i “Qëndresës Qytetare” do të jetë i vazhdueshëm përsa i përket raportimit të mungesës së transparencës në universitetet publike, si dhe të fenomeneve të tjera të denoncueshme në Arsimin e Lartë në Shqipëri.

PS: Raporti i monitorimit është në versionin draft, pasi të gjitha diskutimet dhe rekomandimet e paraqitura gjatë tryezës do të integrohen në raportin final.

Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986


info.tirana(at)fes.de