Shoqëria civile aktive dhe rinia

Fondacioni bashkëpunon me organizata dhe shoqata të ndryshme që janë të angazhuara në mënyrë aktive në zhvillimin demokratik të vendit. Pavarësisht nga numri në rritje i OJQ-ve në Shqipëri, organizatat e shoqërisë civile janë në një pozicion mjaft të dobët. Mund të vërehet se shumë organizata kanë një strukturë operative dhe kapacitet institucional të dobët. Për këtë arsye ata nuk janë në gjendje të punojnë siç duhet në interes të qytetarëve. Me angazhim të fortë, FES-i në Shqipëri përpiqet të forcojë shoqërinë civile dhe angazhimin qytetar dhe të nxisë një përfaqësim të aktorëve të ndryshëm në këtë fushë.

Popullsia është e ndikuar fuqishëm nga kultura politike vendore e cila gjithashtu ka një përvojë të shkurtër në demokraci. Kështu, pas rënies së diktaturës, nuk ka pasur zëvendësim të plotë të elitave apo nje edukim të publikut të gjerë. Prandaj, në një periudhë afatgjatë, një ndryshim themelor është i mundur vetëm nëpërmjet një "socializimi politik" të gjeneratës së sotme dhe duke qasur vlerat demokratike evropiane. Meqenëse shumica e popullsisë së Shqipërisë është nën moshën 30 vjeçare, FES-i e vlerëson të rëndësishme mbështetjen e të rinjve në zhvillimin dhe promovimin e interesave të tyre.

FES-i në Shqipëri angazhohet për të inkurajuar pjesëmarrjen shoqërore dhe politike të rinisë dhe shoqërisë civile.

Bashkarisht planifikojmë dhe zbatojmë:

  • Takime publike dhe shkolla verore
  • Seminare dhe Workshop-e
  • Fushata rinore
  • Dialog dhe shkëmbime informacioni me aktorë të ndryshëm
  • Diskutime publike

Ngjarjet

| Publication, News, Ngjarjet

Më 29 maj 2023, së bashku me përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj të investuar në startup, ekspertë, pedagogë të Fakultetit Ekonomik dhe…


më shumë

| Publication, News, Ngjarjet

Sindikata e Punëtonjësve të Postës dhe Telekomit Shqiptar, në bashkëpunim me Fondacionin "Friedrich Ebert", prezantuan në një ekspozitë fotografie në…


më shumë

| Publication, News, Ngjarjet

Fondacioni "Friedrich Ebert" në bashkëpunim me Qendrën Shqiptare të Konsumatorit organizuan Akademinë e 5-të vjetore të Konsumatorit.


më shumë

Publikime

Optimizëm në lindje, skepticizëm në jug

Bushati, Ditmir

Optimizëm në lindje, skepticizëm në jug

Tirana, 2023

Shkarko publikimin (480 KB, PDF-File)


Democratic control and management system in the armed forces

Neziri, Sami

Democratic control and management system in the armed forces

Tirana, 2023

Shkarko publikimin (1,6 MB PDF-File)


Cluster 1 negotiations of EU integration: The need for a strengthened accountability agenda

Strati, Nino

Cluster 1 negotiations of EU integration: The need for a strengthened accountability agenda

Tirana, 2023

Shkarko publikimin (1,4 MB PDF-File)


Friedrich-Ebert-Stiftung
Tiranë

Rr. Kajo Karafili
Nd-14, Hyrja 2, Kati 1, Kutia
Postare 1418
Tiranë, Albania

+355(0)4 22 50 986
+355(0)4 22 73 306

info.tirana(at)fes.de
 

Kthehu në fillim